Si kërkohet tek VENDIME.AL

VENDIME.AL është një platformë online e pajisur me dy motorë kërkimi te fuqishëm, një i thjeshtë dhe një i avancuar.

Kërkimi i Thjeshtë, i vendosur në faqen kryesore (home), kërkon/identifikon VKB-të e synuara përmes “fjalë-kyçeve”. Këto të fundit duhet të shkruhen brenda në fushën e kërkimit dhe më pas të pasohen nga shtypja e komandës “Kërko”, ose duke klikuar direkt “Enter” në tastierë. Fjala-kyç e sugjeruar për t’u përdorur në kërkimi tuaj është:

EMRI I BASHKISE – hapësirë – nr vendimi – hapësirë - DATA- hapësirë - dd/mm/viti

(p.sh:   LUSHNJE nr51 DATE 28.09.2011 )

Është e rëndësishme që tek numri i vendimit, të mos vendoset “hapësirë” midis shkurtimit "nr" dhe numrit të vendimit (pra duhet të jetë: nr78, ose nr31…e kështu me rradhë). Sugjerohet që të përdoren gjithmonë gërmat kapitale, për të shmangur përdorimin e  “ë” dhe “ç”.

Kërkimi i Avancuar shfaqet gjthashtu në faqen kryesore (home) të VENDIME.AL, poshtë Kerkimit te Thjeshtë. Ky lloj kërkimi realizohet përmes atributeve të vendimit, të cilat shpërndahen në katër fushat e kërkimit që ka ky motor. Në fushën e parë (Bashkiak) përdoruesi duhet të zgjedhë tek opsionet (ashensori) Bashkinë që ka nxjerrë këtë vendim. Në fushën e dytë  zgjidhet viti, kurse në të tretën muaji. Fusha e katërt mund të përdoret për të rafinuar maksimalisht kërkimin duke shkruajtur manualisht brenda saj numrin e vendimit.

KUJDES: vetëm për numrat 1, 2 dhe 3, në fushë duhet shkruajtur respektivisht 01, 02 dhe/ose 03. Për të gjithë numrat e tjerë, mjafton vendosja e numrit të vendimit (psh: 4, 5.9, 10...76, 77…e kështu me rradhë).

KUJDES: Nëse doni të kërkoni me nr. vendimi, është e këshillueshme që të lini bosh fushën e tretë, ku vendoset muaji në të cilin ka dalë vendimi, për të shmangur çdo konflikt në kërkim.

.