Çfarë është VENDIME.AL

VENDIME.AL është platforma online ku publikohen vendimet e këshillave bashkiakë të Republikës së Shqipërisë qe prej vitit 2007. Portali përfaqëson Arkivën Kombëtare të Akteve Legjislative të pushtetit vendor. Ai është në zgjerim të vazhdueshëm me bashki të reja, sipas ndarjes së re Administrativo-Territoriale.

Përmes VENDIME.AL ju njiheni shpejt, në çdo kohë dhe pa pagesë me vendimet e këshillit tuaj bashkiak. Publikimi i vendimeve dhe njoftimi i tyre efektiv është një detyrim ligjor që buron nga ligji i ri 139/2015 “Për Vetë-Qeverisjen Vendore”.

        Kujt i shërben VENDIME.AL

VENDIME.AL i shërben bashkive te Shqipërisë për të realizuar njoftimin e akteve subjekteve që kanë nën juridiksion. Publikimi i akteve është një shërbim bazik i qeverisjes. Publikimi i vendimeve është një detyrim që rrjedh nga ligji i ri “Për Vetëqeverisjen Vendore”, (neni 18 dhe 55) i cili është miratar nga Kuvendi në datë 24 Dhjetor 2015 dhe ka hyrë në fuqi më dt 29 Janar 2016. Edhe ligji i mëparshëm 8652 “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore” përcaktonte këtë detyrim.

VENDIME.AL i shërben të gjithë qytetarëve, subjekteve juridike dhe fizike nën juridiksionin e bashkisë, duke iu mundësuar atyre njohjen efektive dhe pa asnjë pagesë të legjislacionit vendor. Një qytetar i informuar për normat që qeverisin qytetin është një qytetar më i mirë.

VENDIME.AL bëhet edhe më i domosdoshëm në kushtet e reja të krijuara nga Reforma Administrativo-Territoriale. Bashkitë e reja shtrijnë tashmë juridiksionet e tyre në zona shumë të gjera rurale, që dikur i përkisnin ish-komunave. Banorët e këtyre zonave kanë po aq të drejtë sa çdo banor i qyteteve të njihen efektivisht me vendimet që merr këshilli bashkiak, për të cilin ata gjithashtu kanë votuar në 21 Qershor 2015.

VENDIME.AL i shërben njësive administrative, shpesh të pozicionuara në zona rurale, shpesh larg qëndrave urbane, për të realizuar njohjen efektive me vendimet e reja të marra nga këshillat bashkiakë respektivë, Mjafton një klikim në internet dhe përmes kompiuterit ose celularit vendimet e reja hapen ose shkarkohen në cdo kohë nga administratori ose stafi i NJA, pa qenë nevoja të ndërmerret një udhëtim i posaçëm në qendrën urbane ku ndodhet bashkia.

VENDIME.AL i shërben gjithashtu stafeve adminsitrative të bashkive, sidomos Njësive Administrative për të disponuar shpejt dhe efektivisht vendimarrjen e këshillave.  Me zgjerimin e bashkive ne kuader te Reformes Administrativo-Territoriale, në shumicë e rasteve, njesite administrative perberese jane larg qendres admisnitrative. Disponimi i vendimeve te reja prej tyre, por edhe njoftimi i tyre tek popullsia rurale, qe perben gati gjysmen e bashkive te reja, eshte nje detyrim ligjor dhe VENDIME.AL ofron nje zgjidhej praktike dhe te qendrueshme ne kushtet e reja te krijuara.

VENDIME.AL është një locus ndërveprimi për aktorët vendimarrës, një platform ku shkëmbehet përvojë qeverisëse. VENDIME.Al cakton një premisë të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e vendimarrjes, sidomos të bashkive të reja të krijuara në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale.

VENDIME.AL i shërben sekretarëve të këshillave bashkiakë, për të performuar siç duhet funksionet e rëndësishme që ligji iu ngarkon atyre për njoftimin e vendimarrjes subjekteve nën juridiksion të bashkisë. Platforma VENDIME.AL, duke qenë e hapur në çdo kohë dhe e përdorshme pa pagësë, i lejon sekretarët e këshillave bashkiakë, por edhe stafeve administrative në bashki, të adoptojnë praktikat më të mira në formulimin e projekt-vendimeve.

VENDIME.AL i shërben edhe institucioneve qëndrore (Kuvendi, Qeveria etj) për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me vendimarrjen e qeverisjes vendore. Po ashtu, platforma i vjen në ndihmë të gjitha institucioneve apo agjensive të tjera qëndrore në nivel vendor që ndërveprojnë me bashkinë (prefekti etj).

VENDIME.AL i shërben së fundmi të gjithë aktorëve të tjerë të interesuar në nxitjen dhe promovimin e vendimarrjes vendore përmes inovacionit dhe teknologjive ICT, të cilat ofrojnë shpejtësi në diseminim, reduktim të kontaktit mes zyrtarëve dhe publikut si dhe mbulim të gjerë.

          Kush e ka ndihmuar VENDIME.AL

VENDIME.AL  është frut i përkushtim dhe ideve krijuese të INFOÇIP dhe rrjedhojë e natyrshme  e angazhimit të palodhur për të promovuar aksesin në legjislacion, si në nivel qendror ashtu edhe vendor. Vendimet e para të hedhura online kanë qenë ato të Këshillit Bashkiak Korçë, si një objektiv “ekstra” i një iniciative të mbështetur nga OSFA.

Mbështetësi kryesor i kësaj inisiative është Departamenti Amerikan i  Shtetit;  publikimi i vendimeve për bashkitë Fier, Vlorë, Berat, Lushnjë, Skrapar, Permet, Gramsh, Divjake është financuar përmes Ambasadës së SHBA në Tiranë, në kuadër të Democracy Commission Small Grants Program.

Dixhitalizimi i vendimeve të Këshillit Bashkiak Durrës dhe Korçë, 2007-2013, është pjesë e mbështetjes së ofruar nga National Endoëment for Democracy, NED, (Washington D.C.), që mbështetet kryesisht nga fondet e Kongresit Amerikan.

Të gjitha VKB-të e bashkive të tjera (shih harten)  janë dixhitalizuar direkt nga INFOÇIP, si kontributet direct në kuadër të programin kombëtar “QEVERISJA E HAPUR VENDORE PËRMES INOVACIONIT”.

          Si funksionon VENDIME.AL

VENDIME.AL është një platformë online e pajisur me dy motorë kërkimi te fuqishëm, një për kërkim të thjeshtë dhe një për kërkim të avancuar (përmes atributeve të vendimit)

Kërkimi i Thjeshtë, i vendosur në faqen kryesore (home), kërkon/identifikon VKB-të e synuara përmes “fjalë-kyçeve”. Këto të fundit duhet të shkruhen Brenda në fushën e kërkimit dhe më pas të pasohen nga shtypja e komandës “Kërko”, ose duke klikuar direkt “Enter” në tastierë.

Kërkimi i Avancuar shfaqet gjthashtu në faqen kryesore (home) të VENDIME.AL, poshtë Kerkimit te Thjeshtë. Ky lloj kërkimi realizohet përmes atributeve të vendimit, të cilat shpërndahen në katër fushat e kërkimit që ka ky motor.

Në faqen kryesore, gjendet i pozicionuar dukshëm edhe butoni “NDIHME”, i cili ofron të gjitha shpjegimet e nevojshme për një kërkim sa më efektiv të vendimeve të synuara.

          Si mund të publikoni edhe ju tek VENDIME.AL

Të gjitha bashkitë e interesuara për t’u bërë pjesë e programit tonë të dixhitalizimit mund të kontaktojnë me ne duke nisur një kërkesë tek adresat: duatejem@vendime.al ose qendra@infocip.org

          Aktorë të tjerë të interesuar për VENDIME.AL

Qeveria Shqiptare ka njohur problematikën që lidhet me botueshmërinë e akteve që nxjerr Pushteti Vendor. Në Strategjinë e re të Decentralizimit 2015-2020 i është kushtuar kujdes i posacëm masave që duhen marrë për të siguruar një Qeverisje të Hapur dhe Transparente, duke siguruar një shtrirje më të madhe të e-qeverisjes në nivel vendor (objektivi specifik 4.1.4).

Këshilli i Europës, përmes “Strategjia për Innovacioni dhe Qeverisjen e Mire Lokale” si dhe përmes “Protokolli Shtesë i Këshillit të Europës për Kartën e Vet-Qeverisjes Lokale, Utrecht, 16.XI.2009 i njeh një rëndësi të posaçme përdorimit të teknologjive të reja ICT për të garantuar një pjesëmarrje me efektive të publikut në vendimarrjen vendore.

Nëse dëshironi të njiheni më shumë mbi aktivitetet e kryera deri më tani në kuadër të programit kombëtar “QEVERISJA E HAPUR VENDORE PËRMES INOVACIONIT DHE TEKNOLOGJISË” ju lutem na vizitoni në faqen zyrtare të internetit www.infocip.org ose na dërgoni email në adresën qendra@infocip.org  ku stafi ynë i dedikuar do tju informojë mbi çdo pyetje që ju mund të keni ose për cdo informacion tjetër që mund të jetë i dobishëm për ju.

JU FALEMINDERIT