LIGJ

Nr. 90/2015

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 Shkarkoje te plote ne PDF_1

Neni 1

 

Në nenin 77, “Rimbursimi i TVSH-së”, pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. Brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së tatimpaguesit dhe brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së tatimpaguesve eksportues, administrata tatimore kryen procedurën e rimbursimit, siç përcaktohet për këtë qëllim në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Administrata tatimore, para se të procedojë një kërkesë për rimbursim të TVSH-së për një person të tatueshëm, ka të drejtë ta detyrojë atë person të provojë që qëllimi i veprimtarisë ekonomike është realizimi i transaksioneve të tatueshme, që i japin të drejtën e zbritjes së TVSH-së.”

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Miratuar në datën 23.7.2015

 

Shpallur me dekretin nr. 9202, datë 30.7.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

 

 

FacebookTwitterGoogle+Share

Comments

comments

Share →