LIGJ

Nr. 7703, datë 11.05.1993

PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ndryshuar me ligjet: nr. 7932, datë 17.05.1995; nr. 8286, datë 16.02.1998; nr. 8392, datë 02.09.1998; nr. 8575, datë 03.02.2000; nr. 8776, datë 26.04.2001; nr. 8852, datë 27.12.2001; nr. 8889, datë 25.04.2002; nr. 9058, datë 20.03.2003; nr. 9114, datë 24.07.2003;nr. 9377, datë 21.04.2005; nr. 9498, datë 03.04.2006; nr. 9600, datë 27.07.2006; nr. 9708, datë 05.04.2007; nr. 9768, datë 09.07.2007; nr. 10070, datë 05.02.2009; nr. 10447, datë 14.07.2011; nr. 13/2014, datë ; nr. 104/2014, datë 31.07.2014 dhe nr. 144/2015, datë 17.12.201, nr. 111/2016, 3.11.2016

 

Në  mbështetje  të  nenit  16,  të  Ligjit  nr.  7491,  datë  29.04.1991  “Për  dispozitat  kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË V E N D O S I:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 Shkarkoje te plote ne PDF_1

Neni 1

Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore

(Ndryshuar me nenin 1, të ligjit nr. 104/2014, datë 31.07.2014)

Ligji për sigurimet shoqërore të Republikës së Shqipërisë rregullon marrëdhëniet në fushën  e sigurimeve shoqërore.

Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga:

a)         sigurimet shoqërore të detyrueshme;

b)        sigurimi shoqëror vullnetar;

c)         sigurimi shoqëror suplementar; ç) pensionet shtetërore të posaçme;

d)        pensionet sociale;

dh) fondet profesionale dhe fondet e pensionit vullnetar.

 

Neni 2

Sigurimet shoqërore të detyrueshme

(Shtuar fjala në titull me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 1;

shtuar fjala në paragrafin e parë me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 1; shtuar fjalia në fund të paragrafit të dytë me ligjin nr. 9708, datë 05.04.2007, neni 1;

shfuqizuar paragrafi i dytë, i tretë dhe i katërt me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 2)

Sigurimi shoqëror i detyrueshëm është jofitimprurës, që mbron me të ardhura:

a)    Personat e punësuar në lidhje me:

-   paaftësinë e përkohshme në punë për shkak të sëmundjes;

-   barrëlindjen;

-   pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes;

-   aksidentin në punë dhe sëmundjet profesionale;

-   papunësinë.

 

b)    personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësi dhe të vetëpunësuarit), në lidhje me:

-   barrëlindjen;

-   pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes.

 

Neni 3

Sigurimi shoqëror vullnetar

 

Personi i siguruar në mënyrë të detyrueshme, kur për një kohë dhe shkaqe të arsyeshme nuk mund të sigurohet detyrimisht, ka të drejtën e vazhdimit të sigurimit, sipas sistemit vullnetar.

Sigurimi vullnetar është i mundur edhe për periudhën e studimeve universitare, me kusht që personi i siguruar të paguajë kontribut për këtë periudhë, përpara datës së fillimit të së drejtës për të ardhura.

Sigurimi vullnetar mund të shtrihet edhe te personat që nuk përcaktohen në nenin 2. Sigurimi vullnetar, që parashikohet nga kjo dispozitë, bëhet në kushtet e përcaktuara nga

Rregullorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 

Neni 4

Sigurimi shoqëror suplementar

(Shtuar fjala në paragrafin e tretë me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 2;

shtuar fjalia në paragrafin e tretë me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 2; ndryshuar neni me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 1;

ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 3)

  1. Sigurimi shoqëror suplementar mbron me të ardhura:

a)           Personat që ushtrojnë funksione ose detyra të veçanta kushtetuese dhe personat me tituj shkencorë;

b)          Punonjësit e shtetit, ushtarakët që shërbejnë në strukturat e Forcave të Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, punonjësit e Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme.

  1. Kriteret për sigurim shoqëror suplementar të kategorive, të përfshira në pikën 1 të këtij neni, përcaktohen me ligje të veçanta;
  2. Skemë të sigurimit shoqëror suplementar, sipas kushteve të përcaktuara me ligj të veçantë, ka të drejtë të ngrejë çdo person juridik, me kapital shtetëror ose pjesërisht shtetëror, i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

 

Neni 5

Pensionet shtetërore të posaçme

(Shtuar shprehja në pikën a, me ligjin nr. 8286, datë 16.02.1998, neni 1)

 

Kanë të drejtë për pensione të posaçme që jepen nga shteti personat që:

a)                 Kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në luftën kundër pushtuesve nazifashistë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë dhe në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta;

b)                Kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës;

c)                 Kanë vuajtur nga persekutimi politik në regjimin komunist. Personat e përmendur në shkronjat a,b,c, të këtij neni përfitojnë:

a)        Pension të posaçëm shtetëror, në rast se nuk përfitojnë pension nga sigurimet shoqërore, ose

b)       Shtesë pensioni të posaçëm shtetëror mbi pensionin që iu takon nga sigurimet shoqërore.

Kushtet e përfitimit, shuma dhe procedura për dhënien e pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Këshilli i Ministrave ka të drejtë të vendosë që administrimi i pensioneve të posaçme shtetërore të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe shpenzimet të mbulohen nga Buxheti i Shtetit.

 

Neni 5/1

Pensioni social

(Shtuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 4)

 

Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social.

Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014.

Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi.

Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për pensionin social përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 5/2

Fondet profesionale dhe fondet e pensionit vullnetar

(Shtuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 4)

 

Krijimi, veprimtaria dhe mbikëqyrja e fondeve profesionale dhe fondeve të pensionit vullnetar bëhen sipas ligjit të veçantë.

 

PJESA II

PERSONAT QË PËRFITOJNË NGA SIGURIMET SHOQËRORE

Neni 6

Mbrojtja e detyrueshme

(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2015, datë 17.12.2015)

Sigurimet shoqërore mbrojnë në mënyrë të detyrueshme të gjithë shtetasit ekonomikisht aktivë në Shqipëri, në rastin e pakësimit të të ardhurave si pasojë e barrëlindjes, pleqërisë, invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes.

Sigurimet shoqërore, gjithashtu, i japin mbrojtje të detyrueshme të gjithë personave të punësuar, në rastin e pakësimit të të ardhurave, si pasojë e paaftësisë së përkohshme të shkaktuar nga sëmundja, aksidenti në punë, sëmundja profesionale dhe papunësia. Këshilli i Ministrave mund të vendosë për fusha të tjera mbrojtjeje, si dhe për përjashtime për:

a)        punëtorët sezonalë dhe të përkohshëm;

b)       të vetëpunësuarit në bujqësi;

c)        punëtorët e papaguar të familjes së personave të vetëpunësuar;

ç) kursantët dhe studentët për kohën e praktikës mësimore, të cilët sigurohen vetëm për aksidentin në punë, nga punëdhënësi.

d) pensionistët e vetëpunësuar, të cilët marrin pension dhe që ushtrojnë, të vetëm,   veprimtari ekonomike profesionale, sipas nenit 9 të këtij ligji.

 

Neni 7

Mbrojtja për shtetasit shqiptarë jashtë shtetit dhe shtetasit e huaj

(Ndryshuar me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005,neni 2)

 

Sigurimet shoqërore iu japin mbrojtje edhe:

a)        shtetasve shqiptarë dhe personave pa shtetësi, ish-shtetas shqiptarë, që janë jashtë shtetit, në përputhje me konventat, marrëveshjet dypalëshe dhe Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore;

b)       shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi, që punojnë në Shqipëri.

Neni 8

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore

 

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore nis ditën kur personi e ka filluar ligjërisht veprimtarinë ekonomike dhe mbaron ditën kur përfundon ligjërisht kjo veprimtari.

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore vullnetare nis nga data e përcaktuar në kontratën e sigurimit dhe mbaron ditën e skadimit të kësaj kontrate.

Periudhë e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore për efekt të pensionit të pleqërisë, pensionit të invaliditetit dhe të pensionit familjar është edhe periudha kur personi përfiton të ardhura nga sigurimet shoqërore për shkak sëmundjeje, barrëlindjeje, aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale dhe për papunësinë. Kontributet në favor të tyre do të transferohen nga llogaritë e degëve përkatëse. Detajet përcaktohen nga Rregullorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 

PJESA E III KONTRIBUTET

Neni 9

Llojet e kontributeve për t’u paguar

(Ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 3;

ndryshuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 5; shtuar paragrafi i katërt me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 5

shtuar një paragraf pas paragrafit të 4-ët, me ligjin nr. 144/2015, datë 17.12.2015)

 

Personat e punësuar dhe punëdhënësit e tyre janë të detyruar të paguajnë kontribut për sëmundje, barrëlindje dhe pensione, në një shumë që varet nga paga e tyre totale (bruto). Kontributi nuk mund të caktohet nën një pagë minimale dhe mbi një pagë maksimale mujore.

Punëdhënësit detyrohen të paguajnë kontribut për aksident në punë e sëmundje profesionale dhe për papunësinë.

Personat e tjerë ekonomikisht aktivë janë të detyruar të paguajnë kontribut mujor për barrëlindje dhe për pensione të llogaritura, për një pagë jo më të vogël se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale kontributive.

Punonjësit e papaguar të familjes, që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, paguajnë kontribut për barrëlindje dhe për pensione, mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi.

Për kategori të veçanta personash, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, përfshirë edhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, profesionet, paga për efekt të llogaritjes së kontributeve, si dhe kriteret e përcaktimit të saj, nga paga minimale deri në nivelin e pagës maksimale, caktohen nga Këshilli i Ministrave.

Personat e vetëpunësuar në bujqësi janë të detyruar të paguajnë kontribut për barrëlindje dhe për pensione. Masat dhe kriteret caktohen nga Këshilli i Ministrave.

Shteti paguan kontribute në varësi të veprimtarisë ekonomike, të zhvilluar më parë, për kohën që shtetasi kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si dhe për të gjithë kategoritë e personave të përcaktuar me Ligje dhe me Vendime të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 10

Masa e kontributeve

(Ndryshuar shifra në paragrafin e dytë me ligjin nr. 8852, datë 27.12.2001, neni 1;

ndryshuar shifra në shkronjën “a” dhe “b”, me ligjin nr. 8889, datë 25.04.2002, neni 1; ndryshuar shifra në shkronjën “a”, të paragrafit të parë, me ligjin nr. 9600, datë 27.07.2006, neni 1; ndryshuar shifra në paragrafin e parë të shkronjës “a”  me ligjin nr. 10 070, datë; 05.02.2009,neni 1; ndryshuar paragrafi i dytë dhe i tretë me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 6)

Kontributi që paguhet për sigurimet shoqërore në fondet e sigurimeve për sëmundje, barrëlindje dhe pensione do të jetë:

a)     për punëdhënësit 13,8 për qind e shumës bruto të listëpagesave;

b)    për personin e punësuar 9.5 për qind e pagesës së tij totale (bruto).

Kontributi llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto, brenda kufijve të pagës minimale në shkallë vendi dhe pagës maksimale për efekt kontributi për sigurimet shoqërore, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, e cila është në fuqi në datën 31.12.2014. Pas datës 01.01.2015, paga maksimale për efekt

kontributi indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. Kontributi minimal për personin e punësuar, punëdhënësin dhe të vetëpunësuarin është i barabartë dhe llogaritet mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi.

Personat e vetëpunësuar në bujqësi paguajnë kontribut për pension dhe barrëlindje, të llogaritur mbi pagën minimale në shkallë vendi. Pagesa e kontributit bëhet çdo tremujor.

 

Neni 11

Kontributi vullnetar

(Shtuar shprehje në paragrafin e parë dhe të dytë, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 7)

Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar.

Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm.

 

Neni 12

(Zëvendësuar shprehja në shkronjën “b”, me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 1; shtuar paragraf me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 1;

shtuar fjali në paragrafin e tretë, me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 4) shfuqizohet neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 8)

MBLEDHJA E KONTRIBUTEVE

Neni 13

Detyrimi për të paguar kontributet

 

(Shtuar paragraf në pikën 3 me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 2;

zëvendësuar fjala në pikën 4, me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 5; shtuar fjalët në pikën 3 me ligjin nr. 9114, datë 24.07.2003, neni 1/1; ndryshuar fjalët në pikën 4 me ligjin nr. 9114, datë 24.07.2003, neni 1/1; ndryshuar pika 3 dhe 4, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 9)

 

1.Kontributet do të paguhen nga personat e siguruar;

  1. Kontributet e personave të punësuar nën një kontratë pune do të ndahen ndërmjet personit të siguruar dhe punëdhënësit të tij, në përputhje me dispozitat e këtij Ligji dhe do të derdhen nga punëdhënësi;
  2. Personat e detyruar për derdhjen e kontributeve janë përgjegjës për llogaritjen dhe pagesën e tyre. Punëdhënësi është i detyruar të mbajë nga paga e të punësuarve kontributet dhe t’i derdhë ato në llogari të administratës tatimore, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me Ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  3. Kontributet e të vetëpunësuarve në bujqësi dhe kontributet vullnetare derdhen në llogaritë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kriteret dhe procedurat përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Inspektorët e kontributeve të sigurimeve shoqërore kanë të drejtë të kontrollojnë saktësinë e llogaritjes dhe afatet e pagesës së kontributeve. Çdo diferencë në shumën e kontributeve do të kthehet gjatë 5 vjetëve të pagesës së bashku me kamatëvonesën.

Neni 14

Shpërndarja e kontributeve

(Ndryshuar shifrat në shkronjat “a, b dhe c të pikës 1, me ligjin nr. 8889, datë 25.04.2002, neni 2;

ndryshuar shifra në shkronjën b të pikës 2, me ligjin nr. 8889, datë 25.04.2002, neni 22; ndryshuar shifra në shkronjën c të pikës 1, me ligjin nr. 9600, datë 27.07.2006, neni 2/1; ndryshuar shifra në shkronjën b të pikës 2, me ligjin nr. 9600, datë 27.07.2006, neni 2/2; ndryshuar shifra në shkronjën a të pikës 1, me ligjin nr. 10070, datë 05.02.2009, neni 2/a/i;

ndryshuar shifra në shkronjën b të pikës 1, me ligjin nr.10 070, datë 05.02.2009, neni 2/a/ii; ndryshuar shifra në shkronjën c të pikës 1, me ligjin nr.10 070, datë 05.02.2009, neni 2/a/iii; ndryshuar shifra në shkronjën a të pikës 2, me ligjin nr.10 070, datë 05.02.2009, neni 2/b/i; ndryshuar shifra në shkronjën b të pikës 2, me ligjin nr.10 070, datë 05.02.2009, neni 2/b/ii)

 

1.Kontributet e paguara nga personat e punësuar shpërndahen në tri degë, që administrojnë fondet e sigurimeve shoqërore:

a)        dega e sigurimit të sëmundjeve, 0.3 për qind e shumës së listëpagesave;

b)       dega e sigurimit të barrëlindjes, 1.4 për qind e shumës së listëpagesave;

c)        dega e sigurimit të pensioneve, 21.6 për qind të shumës së listëpagesave.

  1. Punëdhënësi përveç kësaj paguan:

a)        tek dega e sigurimit të aksidenteve dhe e sëmundjeve profesional,e 0.3 për qind të shumës së listëpagesave;

b)       tek dega e sigurimit të papunësisë, 0.9 përqind të shumës së listëpagesave.

  1. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të diferencojë pagesën e kontributit për aksidente, lidhur me rrezikshmërinë e jetës, që paraqet puna në degët e ekonomisë.

 

Neni 15

Pagesa e kontributeve

(Shtuar paragraf me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 3;

shtuar paragraf me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 2;

zëvendësuar fjalët në fjalinë e dytë të paragrafit të parë me ligjin nr. 8776,datë 26.04.2001,neni 6; shtuar paragraf pas paragrafit të dytë, me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 6;

shtuar fjalia në paragrafin e fundit, me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 6; ndryshuar neni me ligjin nr. 9600, datë 27.07.2006, neni 3)

 

Punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit, përjashtuar personat e vetëpunësuar në bujqësi, i paguajnë kontributet në fondin e sigurimeve shoqërore, sipas afatit dhe procedurave të përcaktuara në Ligjin nr. 9136, datë 11.09.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Të vetëpunësuarit në bujqësi i paguajnë kontributet gjatë vitit kalendarik një herë në tre muaj. Afati i fundit të pagesës së tyre, është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik.

Këshilli i Ministrave përcakton mënyrën dhe procedurat e derdhjes së kontributeve.

Akti që përmban detyrimin për pagesën e kontributeve përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra e përmbarimit.

 

Neni 16

Sanksionet

(Shtuar fjalët në pikën 1 dhe 2, rreshti i parë me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 4/1;

ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 4/2; shtuar pika 4 me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 4/3;

zëvendësuar fjalët në pikën 3 me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 3; ndryshuar neni me ligjin nr. 8776, datë 2604.2001, neni 7; ndryshuar neni me ligjin nr. 9114, datë 24.07.2003, neni 2; ndryshuar neni me ligjin nr. 9600, datë 27.07.2006, neni 4;

shtuar fjali në fund të paragrafit të dytë me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 10; shfuqizuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 10 )

 

Ndaj punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve, përjashtuar personat e vetëpunësuar në bujqësi, që nuk zbatojnë afatet dhe procedurat e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, zbatohen sanksionet e përcaktuara në Ligjin nr. 9136, datë 11.09.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Nëse nuk paguhen në afatet e përcaktuara në këtë ligj, të vetëpunësuarit në bujqësi do të paguajnë kamatëvonesa, që llogaritën mbi shumën e kontributeve të papaguara nga data në të cilën pagesa ka qenë e detyrueshme deri në datën në të cilën pagesa kryhet. Masa e kamatëvonesës është sipas përcaktimeve të nenit 76, të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kamatëvonesat llogariten nga inspektorët e Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore.

 

Neni 17

Apelimet

(Shtuar fjalë me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 8)

Personi ka të drejtën e apelit në gjyq kundër vendimeve të gjobave, të inspektorëve të Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore.

 

Neni 18

Përparësia e kontributeve

(Shtuar paragraf me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 4)

zëvendësuar fjalët në fjalinë e parë me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 9; shtuar fjalia në fund të paragrafit të dytë me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 9)

 

Pagesat e kontributeve gëzojnë përparësi në raport me detyrimet fiskale dhe borxhet.

Për kontributet e paderdhura nga subjektet brenda afatit, organet e sigurimeve shoqërore kanë të drejtën të nxjerrin aktdetyrimi, i cili është titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra e përmbarimit.

 

PJESA IV

Neni 19

Të ardhurat në para

Të ardhurat në para iu paguhen personave përfitues nga:

a)        dega e sigurimit të sëmundjes;

b)       dega e sigurimit të barrëlindjes;

c)        dega e sigurimeve të pensioneve;

ç)  dega e sigurimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale;

d)       dega e sigurimit të papunësisë.

 

KREU I

E ARDHURA PËR SËMUNDJE

Neni 20 Në degën e sigurimit të sëmundjeve paguhen:

a)  të ardhurat për sëmundje;

b)   të ardhurat për kompensim për sëmundje, kur ndryshon vendi i punës.

Neni 21

Kushtet e përfitimit

 

  1. Personi i siguruar përfiton të ardhurat për sëmundje, kur vërtetohet me raport mjekësor se ai është përkohësisht i paaftë për të punuar dhe kjo paaftësi nuk është pasojë e një aksidenti në punë ose e një sëmundjeje profesionale;
    1. Personi i siguruar ka të drejtën e përfitimit të të ardhurave për sëmundje edhe brenda 30 ditëve kalendarike, pas mbarimit të sigurimit të tij të detyrueshëm. Kjo nuk do të zbatohet nëse i punësuari është pushuar nga puna për akt kriminal, sipas vendimit të Gjykatës.

 

Neni 22

Shuma e të ardhurave

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 11)

 

  1. Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim;
  2. Për periudhën që përfituesi është shtruar në spital, kur nuk ka njeri në ngarkim, të ardhurat për sëmundje janë 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto, të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës.

Neni 23

Periudha e përfitimit

 

  1. Periudha e përfitimit për paaftësi të përkohshme fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe do të zgjasë jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës;
  2. Periudha e përfitimit mund të zgjatet përjashtimisht deri në 3 muaj të tjerë, në rast se komisioni i mjekëve ekspertë (KMCAP) provon që personi i siguruar do të shërohet në këtë periudhë dhe nuk do të deklarohet invalid;
  3. Periudha e përfitimit të paaftësisë së përkohshme nga sëmundja, për ata që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, është deri në 3 muaj nga data e fillimit të pagesës;
  4. Periudha e përfitimit për punonjësit sezonalë dhe të përkohshëm, të cilët kanë qenë të punësuar të paktën 3 muaj në 12 muajt e fundit, është deri në 75 ditë.

 

Neni 24

Të ardhurat për kompensim sëmundjeje, kur ndryshon vendi i punës ose redukton orarin e punës

(Ndryshuar pika 2, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 12)

  1. Personi i siguruar që për arsye shëndetësore, me vendim të komisionit mjekësor kompetent, ndryshon vendin e punës, ka të drejtë të përfitojë, nga sigurimet shoqërore, kompensimin e të ardhurave;
  2. Shuma e së ardhurës, që do të përfitohet për kompensim, është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës së mëparshme dhe pagës së vendit të punës së re. Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës;
  3. Periudha e përfitimit nuk duhet të kalojë 3 muaj gjatë një viti nga dita e fillimit të sëmundjes, për të cilën është ndryshuar vendi i punës.

 

Neni 25

Detyrimi i punëdhënësit

 

Të ardhurat në rastin e sëmundjes për periudhën deri në 14 ditët e para ose të kujdesjes së fëmijës në ngarkim paguhen nga punëdhënësi, sipas përcaktimit në Kodin e Punës dhe në kontratën e punësimit, ose sipas marrëveshjes që do të ketë me përfaqësuesit e punëtorëve, por jo më pak se pagesat e përcaktuara në këtë Ligj.

 

KREU II

TË ARDHURAT PËR BARRËLINDJE

Neni 26 Në degën e sigurimit për barrëlindje paguhen:

a)        të ardhurat për barrëlindje;

b)       të ardhurat për kompensimin për barrëlindje, kur ndryshohet vendi i punës;

c)        shpërblimi për lindje fëmije.

Neni 27

E ardhura për barrëlindje

(Ndryshuar pika 1, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 3;

ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 13)

 

1. E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm;

2. Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve;

3. E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:

a)              80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;

b)             50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

  1. E ardhura për barrëlindje për gratë e siguruara si të vetëpunësuara në bujqësi llogaritet sipas pikës 3, të këtij neni. Për periudhën deri në barazimin e kontributeve që paguajnë të vetëpunësuarit në bujqësi me të vetëpunësuarit në aktivitete jobujqësore, e ardhura për barrëlindje caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
  2. Nëna, që birëson fëmijën e moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo më parë se mbas ditës së 63-të të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë.
  3. Kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur do të ketë një periudhë përfitimi deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 63 ditë pas lindjes.
  4. Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna.”.

 

Neni 28

E ardhura për kompensimin për shtatzëni

(Ndryshuar pika 2, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 14)

 

  1. Gruaja e siguruar, që me vendim të komisionit mjekësor kompetent ndryshon vendin e punës për arsye shtatzënie, ka të drejtë të përfitojë kompensim të ardhurash për pakësimin që pëson nga ndryshimi i vendit të punës. Ky kompensim jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo më pak se 12 muaj;
  2. Shuma e të ardhurave që do të përfitohet për kompensim është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës të mëparshëm dhe pagës së vendit të punës së re. Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë së 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit, nga data e lindjes të së drejtës për pagesë.

 

Neni 29

Shpërblimi për lindje fëmije

(Zëvendësuar fjalët në pikën 2, me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 5)

 

  1. Shpërblim për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i një fëmijë që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes se fëmijës. Shpërblimi do të bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë përparësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar;
  2. Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 për qind të pagës minimale mujore.

 

KREU III PENSIONET

Neni 30

(Shtuar shkronja b/1, me ligjin nr. 8889, datë 25.04.2002, neni 3; shfuqizuar shkronja b, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 15; shtuar shkronja ç/1, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 15)

Në degën e sigurimit të pensioneve paguhet:

a)          pension pleqërie;

b/1) pension pleqërie i reduktuar;

c)          pension invaliditeti;

ç)    pension invaliditeti i pjesshëm; ç/1) pension invaliditeti i reduktuar

d)          të ardhura shtesë për kujdesje;

dh) të ardhura shtesë për fëmijën në ngarkim;

e)            pensione familjare; ë)     pagesë për vdekje.

 

PENSIONET E PLEQËRISË

Neni 31

Pension pleqërie

(Hequr fjala në pikën 1 me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 10;

ndryshuar shprehja në paragrafin e parë të pikës 1 me ligjin nr. 8889, datë 25.04.2002, neni 4; ndryshuar titulli me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 4/a;

ndryshuar pika 1, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 4/b; ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 16)

 

  1. Personat e siguruar, që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92, të këtij ligji;
  2. Nënat, që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim.

 

Neni 31/1

Pension pleqërie i reduktuar

(Shtuar neni me ligjin nr. 8889, datë 25.04.2002, neni 5;

Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 9058, datë 20.03.2003, neni 1; shfuqizuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 9058, datë 20.03.2003, neni 1; ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 17)

Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92, kur:

a)        kanë plotësuar vitet e sigurimit, sipas nenit 92;

b)       nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.

Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë, të këtij neni, është 0,6 për qind në muaj.

 

Neni 32

Masa e pensionit

(Shtuar paragraf në fund të pikës 4, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 5;

ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 18)

  1. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.
  2. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social;
  3. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59, të këtij ligji;
    1. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

 

Neni 33

Shtesë pensioni për shtyrje të datës së daljes në pension

(Ndryshuar titulli dhe neni me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001,neni 11;

ndryshuar neni me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 6; ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 19)

 

I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 92, të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute.

Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes.

Neni 34

(Zëvendësuar shprehja me ligjin nr. 8889, datë 25.04.2002,neni 6; zëvendësuar fjalët në pikën 1, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 7; shfuqizuar me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 20)

PENSIONET E INVALIDITETIT

Neni 35

Kushtet e përfitimit

(Shtuar 3 paragrafë në fund të pikës 1, me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 5;

hequr fjalët në paragrafin e parë të pikës 1, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 8/a; ndryshuar pika 2, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 8/b;

shfuqizuar paragrafi i katërt i pikës 1, me ligjin nr. 10447, datë 14.07.2011, neni 1; ndryshuar paragrafi i pestë i pikës 1, me ligjin nr. 10447, datë 14.07.2011, neni 1; ndryshuar paragrafi i parë, pika 2, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 21)

 

  1. Personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arsye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë:

a)        për çdo veprimtari ekonomike;

b)       kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin).

Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).

Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë.

Rregullat për organizimin dhe funksionimin e KMCAP-ve Eprore caktohen me këtë Ligj. Rregullat për organizimin dhe funksionimin e KMCAP-ve të nivelit të parë caktohen me

Rregullore të ISSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

  1. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror.

Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti;

  1. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të.

Neni 36

Shuma e pensionit

(Shtuar paragraf në fund të pikës 4, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 9;

ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 22)

  1. Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë;
  2. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.

 

Neni 37

Pensioni i invaliditetit të pjesshëm

 

  1. I siguruari merr pension për invaliditet të pjesshëm, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, sipas nenit 35, dhe kur për çdo arsye, përveç aksidentit në punë dhe sëmundjes profesionale, bëhet i paaftë të kryejë punën e fundit, por mund të punojë në kushte të veçanta pune. Shkalla e invaliditetit dhe puna që do të kryejë i siguruari, përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP);
  2. Pensioni i invaliditetit të pjesshëm është sa 50 për qind e pensionit të plotë të invaliditetit. Ai llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i plotë i invaliditetit.

Neni 37/1

Pension invaliditeti i reduktuar

(Shtuar neni me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 10)

Masa e pensionit të invaliditetit të reduktuar llogaritet duke shumëzuar masën e llogaritur të invaliditetit të plotë me koeficientin që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

 

Neni 38

E ardhura shtesë për kujdesje

(Zëvendësuar fjalë në fund të fjalisë së parë, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni23)

Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 për qind

 

të bazës së vlerësuar neto. Nevoja për kujdesje të vazhdueshme e një personi tjetër përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).

 

Neni 39

E ardhura shtesë për fëmijë në ngarkim

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 11)

Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti, sipas nenit 35, dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç, ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 për qind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 për qind.

 

Neni 39/1

Ankimi në Komisionin Epror

(Shtuar me ligjin nr. 10 447, datë 14.07.2011, neni 2)

  1. Kundër vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të nivelit të parë, personi mund të bëjë ankim brenda 30 ditëve në Komisionin Epror Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (më poshtë Komisioni Epror);
    1. Ankimi paraqitet në formën e parashikuar me Vendim të Këshillit të Ministrave;
    2. Vendimi i Komisionit Epror është i formës së prerë.

 

Neni 39/2

Përbërja e Komisioneve Eprore

(Shtuar me ligjin nr. 10 447, datë 14.07.2011, neni 2)

 

  1. Komisionet Eprore përbëhen nga 5 anëtarë secili, të cilët zgjidhen në detyrë me Vendim të Këshillit të Ministrave;
  2. Kryetari dhe 3 anëtarët e Komisionit Epror zgjidhen me propozim të përbashkët të Ministrit të Financave, ministrit që mbulon fushën shëndetësore dhe ministrit që mbulon çështjet sociale. Ministrat propozojnë dy kandidatura për çdo vend të anëtarit të Komisionit Epror. Anëtari i pestë i Komisionit Epror propozohet nga Ministri i Drejtësisë, me kandidaturë alternative, me profesion jurist dhe me përvojë në fushën gjyqësore.
    1. Anëtar i Komisionit Epror mund të emërohet shtetasi që përmbush këto kritere:

a)      të jetë me gradë shkencore “Profesor”, “Profesor i asociuar” ose “Doktor shkencash”;

b)      të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë në fushën e vet të ekspertizës;

c)      të mos jetë i dënuar penalisht;

ç) të ketë një figurë të pastër morale.

  1. Rregullat e detajuara për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Eprore, si dhe masa e shpërblimit mujor të tyre përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 39/3

Mandati i anëtarit të Komisionit Epror

(Shtuar me ligjin nr. 10 447, datë 14.07.2011,neni 2)

 

  1. Anëtari i Komisionit Epror ka mandat 4-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje;
    1. Anëtari i Komisionit Epror e ushtron këtë detyrë me kohë jo të plotë;
    2. Anëtari i Komisionit Epror e ushtron funksionin në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me bindjen e tij profesionale;
    3. Përpara fillimit të detyrës, anëtari i Komisionit Epror kryen betimin në një ceremoni publike, të organizuar nga Ministri i Financave, Ministri që mbulon fushën e shëndetësisë dhe Ministri që mbulon fushën e çështjeve sociale;
      1. Teksti i betimit përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 39/4

Mbarimi para kohe i mandatit

(Shtuar me ligjin nr. 10 447, datë 14.07.2011, neni 2)

  1. Mandati i anëtarit të Komisionit Epror mbaron para kohe kur:

a)      dënohet nga Gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

b)      nuk paraqitet, pa arsye, në detyrë për më shumë se dy mbledhje radhazi;

c)      jep dorëheqjen;

ç) deklarohet i paaftë me vendim gjykate të formës së prerë.

  1. Anëtari i Komisionit Epror shkarkohet nga Këshilli i Ministrave:

a)      për shkelje të dispozitave të këtij ligji apo akteve të tjera ligjore;

b)      kur kryen veprimtari, që krijon konflikt interesash.

  1. Në rast se vendi i anëtarit të Komisionit Epror mbetet vakant, ai zëvendësohet sipas procedurës së përcaktuar në nenin 39/2 të këtij ligji, pas 15 ditëve nga çasti i krijimit të vakancës dhe qëndron në detyrë deri në përfundimin e afatit të anëtarit që ka zëvendësuar.

 

PENSIONET FAMILJARE

Neni 40

Kushtet e përfitimit

(Shtuar shprehja në pikën 1, me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 6/1;

ndryshuar shkronja ç e pikës 2, me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 6/2; ndryshuar pika 1, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 1;

zëvendësuar shprehje në pikën 2, shkronja a, paragrafi i fundit, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 24)

 

  1. Personat që janë në ngarkim të personit që vdes, i cili kishte kushte për përfitimin e njërit nga llojet e pensioneve ose merrte pension, kanë të drejtë të marrin pension familjar;
    1. Pension familjar përfitojnë:

a)    E veja, kur provohet se ajo është:

-   mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç;

-   e paaftë për pune ose

-   ka mbushur moshën 55 vjeç.

b)    Burri i ve, kur provohet se ai është:

-   mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në 8 vjeç;

-   i paaftë për punë ose

-   ka mbushur moshën 60 vjeç.

c)    Jetimi kur provohet që ai ishte në ngarkim të atij që vdiq dhe ka një moshë nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë, para se të arrijë moshat e mësipërme;

ç) Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t`i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë;

d)       Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në një rast të tillë ata trajtohen si jetimë.

  1. E veja dhe personi i ve humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.

 

Neni 41

Shuma e pensionit

(Shtuar paragraf pas paragrafit të parë të shkronjës b të pikës 1, me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 7; riformuluar shkronja b e pikës 1, me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001,neni 12; riformuluar paragrafi i dytë i pikës 1, me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001,neni 12; riformuluar fjalia e dytë e pikës 2, me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001,neni 12 ndryshuar pika 1, paragrafi i parë me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 25)

 

  1. Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit. Pensioni, që do t’i takonte të ndjerit, llogaritet sipas rregullave për pensionet e invaliditetit. Pensioni familjar jepet në masën:”.

a)        50 për qind për personin e ve dhe

b)       25 për qind për çdo jetim ose persona të tjerë që përfitojnë.

Kur nuk merret pension i parashikuar nga shkronja “a” e këtij neni, masa e pensionit për jetimin është 50 për qind, kur ai është ose mbetet vetëm pjesëtar në pension. Kur pjesëtarë në pension janë më shumë se një jetim, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25 për qind.

Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes.

  1. Jetimi ka të drejtën e një pensioni familjar edhe në qoftë se prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25 për qind e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50 për qind e tij;
    1. Jetimi që humbet të dy prindërit, do të marrë një pension jetimi për secilin prej tyre.

 

PAGESAT PËR VDEKJE

Neni 42

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 26)

  1. Pagesa për vdekje i jepet:

a)        një personi të siguruar ose një pensionisti në rast vdekjeje të një anëtari të familjes, që ai e ka në ngarkim;

b)       personit që u kujdes për personin e siguruar të vdekur, i cili pagoi shpenzimet e varrimit.

  1. Pagesa për rast vdekjeje është e barabartë me 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi.

 

KREU IV

PAGESAT PËR SIGURIMIN NGA AKSIDENTET NË PUNË DHE SËMUNDJET PROFESIONALE

Neni 43

Llojet e përfitimeve

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 27)

 

 

 

Personat e siguruar, në rastet e aksidenteve në punë ose sëmundjeve profesionale, përfitojnë të drejtën e së ardhurës, pavarësisht nga vjetërsia në punë:

a)           për kujdes mjekësor shtesë dhe riaftësimi;

b)          në rast paaftësie;

c)           për kompensim për dëme të arsyeshme; ç) në rast vdekjeje.

 

Neni 44

Aksidenti në punë dhe sëmundje profesionale

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 13)

Aksidenti në punë ose për shkak të punës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Sëmundjet profesionale përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Shëndetësisë.

 

Kujdesi mjekësor shtesë dhe riaftësimi

 

Një person i siguruar që vuan nga një aksident në punë ose sëmundje profesionale, do të marrë kompensim shtesë ose ndonjë kualifikim-rikualifikim të nevojshëm për të rikthyer aftësinë e humbur, siç përcaktohet në Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 

Neni 46

Të ardhurat në rast paaftësie

I siguruari që për shkak të aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale humbet aftësinë për punë, do të përfitojë:

a)      të ardhura për paaftësi të përkohshme;

b)      të ardhura për invaliditet të përhershëm;

c)      të ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm dhe ç) të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël.

 

Neni 47

E ardhura për paaftësi të përkohshme

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 28)

 

E ardhura për paaftësi të përkohshme, si pasojë e një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, e provuar nga një komision mjekësh ekspertë kompetentë (KML), do të jetë e barabartë me 100 për qind të mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit, nga data e lindjes së të drejtës, paguar për një periudhë përfitimi deri në 12 muaj.

 

Neni 48

E ardhura për invaliditet të përhershëm

(Shtuar paragraf me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005,neni 14;

ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 29)

E ardhura për invaliditet të përhershëm në punë, që ka shkaktuar të paktën humbjen e 67 për qind të aftësisë për punë, e vërtetuar nga një Komision Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), është e barabartë me 80 për qind të bazës së vlerësuar mesatare neto, të vitit të fundit para lindjes së të drejtës, por jo më pak se 80 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.

Personit që përfiton të ardhura, sipas paragrafit të parë të këtij neni, dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme nga një person tjetër, sipas Vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), i jepet një pagesë shtesë prej 15 për qind të bazës së vlerësuar neto të vitit të fundit, para lindjes së të drejtës.

Personi që përfiton të ardhura, sipas paragrafit të parë të këtij neni, dhe ka në ngarkim fëmijë deri në moshën 18 vjeç ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, përfiton një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 për qind të pensionit, por jo më shumë se 30 për qind.

 

Neni 49

E ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 30)

 

E ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm në punë, që ka shkaktuar të paktën humbjen e 33 për qind të aftësisë për punë, e vërtetuar nga KMCAP-ja, është e barabartë me një pjesë të 80-përqindëshit të bazës mesatare të vlerësuar neto të vitit të fundit para lindjes së të drejtës, në varësi nga shkalla e humbjes së aftësisë për punë, por jo më pak se 50 për qind dhe që përcaktohet në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 

Neni 50

E ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël

 

E ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël në më pak se 33 përqind, por më shumë se 10 për qind, e vërtetuar nga një KMCAP, është një shumë të hollash që jepet menjëherë dhe caktohet në përputhje me Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 

Neni 51

Kompensimet për dëmtimet e arsyeshme

 

Dëmtimi material që i ndodh personit të siguruar në lidhje me aksidentin në punë e sëmundje profesionale, do të kompensohet deri në fund sipas Rregullores së Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 

Neni 52

Të ardhurat në rast vdekjeje dhe pensioni familjar

(Shtuar paragraf në pikën 4, me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 6;

ndryshuar pika 4 dhe hequr pika 5, me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 13)

 

  1. Personi që paguan shpenzimet e vdekjes të një personi të siguruar, që vdes si rezultat i një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, do të ripaguhet plotësisht në nivelet që do të përcaktohen nga Rregullorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
  2. Kur një person i siguruar vdes, personat në ngarkim të tij dhe që kanë lidhje në një familje me të, kanë të drejtë për pension familjar, me një shumë që varet nga numri i tyre;
  3. Personat që kanë të drejtë për pension familjar, janë ata që përcaktohen në nenin 40 të këtij Ligji;
  4. Në rastet kur personi i siguruar vdes nga një aksident në punë apo sëmundje profesionale, masa e pensionit familjar për personat pasjetues, do të jetë ajo e përcaktuar në nenin 41, të këtij Ligji.

 

KREU V

TË ARDHURAT E PAPUNËSISË

Neni 53

Kushtet e përfitimit

(Shtuar fjalët në shkronjën a të pikës 1, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005,neni 15/a;

ndryshuar shkronja b e pikës 1, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 15/b)

  1. Personat e siguruar përfitojnë të ardhura papunësie, në rast se:

a)        kanë kontribuar në sigurimin shoqëror jo më pak se 12 muaj për çdo rast përfitimi dhe

b)       janë vërtetuar nga zyra përkatëse e punës se:

-     janë punëkërkues të papunë, të gatshëm të punësohen kur iu ofrohet një punë e paguar, e përshtatshme;

-     pranojnë të kualifikohen ose të rikualifikohen.

c)      nuk  marrin  përfitime të tjera  nga ky Ligj,  me përjashtim  të pensionit  të pjesshëm  të invaliditetit.

  1. Sigurimi i papunësisë mund të paguhet edhe në rastet e pjesëmarrjes në programet speciale publike shtetërore e lokale, me kusht që ai të mos marrë më shumë se paga minimale mujore.

 

Shuma e së ardhurës

(Ndryshuar pika 3, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 16)

 

  1. E ardhura nga papunësia do të jetë një shumë bazë që siguron të paktën një nivel jetese minimale çdo vit e indeksuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, lidhur me llogaritjen e indeksit të çmimeve të mallrave të zgjedhura;
    1. Niveli bazë do të vendoset nga Këshilli i Ministrave;
    2. Përfituesi me fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç do të marrë një shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 përqind të të ardhurave nga papunësia, por jo më tepër se 30 përqind. Kur njëri nga prindërit është në marrëdhënie pune ose merr pension të plotë, shtesa reduktohet në masën 50 përqind.

 

Neni 55

Periudha e përfitimit

(Ndryshuar pika 1, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 17)

  1. 1.    E ardhura e papunësisë paguhet deri në 12 muaj, sipas përcaktimit të VKM;
  2. 2.     Për personat që punësohen me ndërprerje gjatë periudhës 1-vjeçare të përfitimit të papunësisë, afati i saj mund të shtyhet deri në 2 vjet, por me kusht që gjithsej të mos përfitojnë më shumë se 365 ditë kalendarike;
  3. 3.     Personat që ndjekin kurset e kualifikimit dhe të rikualifikimit, përfitojnë pagesën e papunësisë gjatë gjithë kohës së zhvillimit të kurseve, në rast se nuk paguhen për këtë periudhë, por jo më shumë se 6 muaj tej afatit 1-vjeçar të përfitimit të papunësisë. Këtë të drejtë e gëzojnë edhe të siguruarit gjatë kohës së përfitimit të barrëlindjes dhe të pensionit të plotë të invaliditetit.

 

KREU VI

DISPOZITA TË PËRBASHKËTA PËR TË GJITHA TË ARDHURAT

Neni 56

Kushtet e përfitimit të të ardhurave

 

  1. Personi i siguruar që e ka plotësuar periudhën e kërkuar të sigurimit, si dhe gjithë personat në ngarkim të atij që vdes, të cilët nuk kanë plotësuar moshën ose nuk plotësojnë kushtet e tjera për pension, kanë të drejtë të marrin pension kur të plotësojnë moshën ose kushte të tjera;
  2. Personat që i kanë përmbushur të gjitha kushtet, por jo atë të paaftësisë, marrin pension, pasi të provohet se janë të paaftë për punë;
  3. Bashkëshorti pasjetues që bëhet i paaftë për punë pas 10 vjetëve nga vdekja e bashkëshortit, nuk ka të drejtë për pension familjar.

 

Neni 57

Tërheqja e kësteve të përfitimit

  1. Përfitimet duhet të zëvendësojnë pakësimin e të ardhurave nga punësimi ose nga një veprimtari

tjetër ekonomike;

  1. Përfituesi nuk ka të drejtë për këste përfitimi për çfarëdo periudhe, kur merr pagë ose të ardhura nga veprimtaria ekonomike si i punësuar ose i vetëpunësuar;
  2. Pagesat e të ardhurave ndalohen për çdo kohë që përfituesi është punësuar ose ka qenë ekonomikisht aktiv;
  3. Pagesa nuk ndalohet vetëm kur Ligji parashikon qartë punësim dhe veprimtari ekonomike (psh, pension invaliditeti të pjesshëm).

 

Periudha e sigurimit

(Shtuar fjalët në fund të shkronjës b, me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 7)

  1. Periudhat e sigurimit përfshijnë të gjitha periudhat:

a)        për të cilat janë paguar kontributet;

b)       gjatë të cilave është bërë pagesa nga sigurimet shoqërore, përfshirë edhe periudhën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

  1. Këshilli i Ministrave mund të deklarojë edhe periudha të tjera si periudha të sigurimit, duke u derdhur kontributi në fondin e sigurimit shoqëror nga Buxheti i Shtetit.

 

Neni 59

Baza e vlerësuar për llogaritjen e përfitimeve

(Ndryshuar titulli i nenit me ligjin nr. 9377,datë 21.04.2005,neni 18/a;

riformuluar pika 1 me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 18/b; riformuluar pika 3 me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005,neni 18/c; riformuluar pika 5 me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 18/ç; ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 31)

 

  1. Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.

Për periudhën e sigurimit nga data 01.01.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave për të cilat janë paguar kontributet nga data 01.01.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit.

Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 01.01.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese, të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 01.01.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si ish- punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe  ish-anëtar i kooperativave bujqësore, përpara vitit 1994, si dhe e periudhave  të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994.

Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 01.01.2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjestimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficientët e indeksimit sipas viteve përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave;

  1. Baza e vlerësuar neto për llogaritjen e pagesave për sëmundje e barrëlindje dhe për të ardhura të tjera afatshkurtra do të jenë pagat mbi të cilat janë paguar kontributet pasi zbritet tatimi mbi të ardhurat personale, norma e kontributit të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe suplementare që mbahet nga paga e punonjësit, sipas dispozitave në fuqi për periudhën përkatëse;
  2. Çdo vit, pas 01.01.2015, duke  filluar  nga  data 1 janar, baza e vlerësuar vjetore individuale indeksohet me koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar të personave të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës. Ky koeficient caktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave;
  3. Pensionet e invaliditetit nuk do të llogariten me një bazë të vlerësuar më të ulët se ajo e paguar më parë. Sapo të jetë përfituar një pension invaliditeti, shuma e pensionit do të merret si kufi minimal, kur llogaritet çdo pension tjetër sipas ligjit të sigurimeve shoqërore.

 

(Shtuar fjalët me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 19)

 

Për personat që nuk kanë pagë ose që nuk kanë dokumentin, i cili vërteton pagën, përfitimet llogariten mbi pagën minimale.

 

Neni 61

Indeksimi i përfitimeve

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 9377, datë 21. 04.2005,neni 20;

ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 32)

 

Pensioni social, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit, familjare, si edhe të ardhurat nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale indeksohen çdo vit për të kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionistëve. Këshilli i Ministrave cakton listën e mallrave të zgjedhura, mbi të cilën llogaritet indeksi, metodën e llogaritjes dhe datën e indeksimit.

 

Neni 62

E drejta për përfitim

(Ndryshuar pika 2 dhe 3, me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 8; ndryshuar titulli me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001,neni 14;

shtuar fjalia në fund të pikës 1, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 21/a;

shtuar fjalët në paragrafin e tretë të pikës 3, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 21/b/i; shtuar fjalët në paragrafin e katërt të pikës 3, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 21/b/ii; ndryshuar paragrafi i katërt i pikës 3, me ligjin nr. 9768, datë 09.07.2007, neni 1)

 

  1. Personat që kanë të drejtë për më shumë se 1 lloj pensioni, mund të zgjedhin vetëm një prej tyre, kjo e drejtë mund të ushtrohet jo më shumë se tre herë;
  2. E drejta e pensionit nuk parashkruhet. Personi, i cili kërkon pensionin jo më vonë se 1 vit nga data që i lind kjo e drejtë, ky pension i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për pension.

E drejta për të ardhurat e tjera parashkruhet me kalimin e një viti nga data e fillimit të së drejtës për përfitimin e tyre;

  1. Pensionet e njohura, por të patërhequra do të paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet.

 

 

vjet.


Pensionet e caktuara, por të paguara më pak, jepen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3

 

E drejta për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti, ushtrohet jo më vonë se 3 vjet

 

nga marrja e tyre, por jo më vonë se 6 muaj nga data e konstatimit dhe masa e ndalesës për çdo muaj është 20% e këstit mujor të pensionit.

Personi, që ka përfituar pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore, në mënyra e mjete në kundërshtim me ligjin, detyrohet të kthejë të gjithë shumën e marrë tepër, të cilën e shlyen duke iu mbajtur çdo muaj 50% e këstit mujor të përfitimit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë në masën katërfish të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse të Kodit Penal;

  1. Pensioni i invaliditetit do të ndërpritet për periudhat që pensionisti refuzon të vizitohet te komisioni i mjekëve ekspertë kompetent. Gjithashtu pensioni i invaliditetit ndërpritet edhe për periudhat kur ai refuzon të marrë pjesë në kurset e kualifikimit e të rikualifikimit, në ripërtëritjen mjekësore dhe në trajtimin kundër alkoolit e drogës, që synojnë të reduktojnë aftësinë tij për punë.

 

Neni 62/1

E drejta për informim

(Shtuar neni me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 22)

Personi i siguruar ka të drejtë të informohet në lidhje me kontributet dhe/ose përfitimet nga sigurimet shoqërore. Procedura dhe periudhat për informim caktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

PJESA V

FONDI I SIGURIMIT SHOQËROR

 

 

 

Përfitimet nga ky ligj nuk taksohen.

 

Neni 63

 

 

Neni 64

(Shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 33)

Përfitimet që parashikon ky ligj, financohen nga fondi i sigurimeve shoqërore, tek i cili do të kontribuojnë rregullisht punëdhënësit, të punësuarit dhe personat e tjerë vullnetarisht  të siguruar.

Kontributet e personave të punësuar do të ndahen me punëdhënësit e tyre. Pensioni social financohet nga Buxheti i Shtetit.

 

 

 

 

Neni 65

 

  1. Fondi i sigurimeve shoqërore është i ndarë nga buxheti i shtetit. Ai administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në përputhje me statusin e tij, të miratuar nga Këshilli i Ministrave;
  2. Një pjesë e fondit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të jetë në valutë, e cila të përdoret për obligimet ndërkombëtare.

 

Neni 66

Të ardhurat

(Ndryshohet emërtimi në shkronjën d, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 34)

Të ardhurat e fondit të sigurimeve shoqërore përbëhen nga:

a)      kontributet e personave të siguruar dhe e punëdhënësve të tyre;

b)     kontributet nga Buxheti i shtetit për personat që nuk mund të paguajnë kontribucione, veçanërisht për:

-   shtetasit që shërbejnë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak;

-   punonjësit që marrin një pagesë nga sigurimi i papunësisë;

-   shtetasit që mbulohen nga skema e përfitimit me Vendim të Këshillit të Ministrave.

c)      subvencione të Buxhetit të Shtetit për të mbështetur shpenzimet shtesë, si pasojë e:

-   indeksimit që bëhet sipas këtij Lligji, miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe që përcakton ky Ligj dhe

-   mbulimit të shpenzimeve, kur të ardhurat nuk mjaftojnë.

ç) pagesa për veprimtari shtesë, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave;

d)    subvencione të Buxhetit të Shtetit, të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë; dh) të ardhurat nga investimet e fondit të sigurimeve shoqërore;

e)      të ardhura të tjera, duke përfshire gjobat, të ardhura nga veprimtaritë administrative të sigurimit shoqëror, dhurata, trashëgimi etj.

 

Neni 67

Shpenzimet

(Ndryshuar pika 3, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 23)

 

  1. Shpenzimet e fondit të sigurimeve shoqërore përfshijnë:

a)        pagesat në para e në natyrë të përfitimeve për sigurime, ndihma dhe pensione;

b)       shpenzime administrative.

  1. Kur shpenzimet për sigurimet shoqërore nuk mbulohen me të ardhurat e parashikuara në nenin 66, diferenca mbulohet nga Buxheti i Shtetit;
  2. Për shpenzime administrative në buxhetin e sigurimeve shoqërore planifikohet një shumë deri në 5% të shpenzimeve totale.

Neni 68

Përdorimi i fondeve për sigurimet shoqërore

(Shtuar fjalët në fund të paragrafit të parë të pikës 2, me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 9;

shtuar pika 4, me ligjin nr. 9114, datë 24.07.2003, neni 3;

ndryshuar paragrafi i dytë i pikës 2, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 24)

  1. Kontributet administrohen në mënyrë të ndarë në 5 degët e sigurimit shoqëror:

a)      dega e sigurimit të sëmundjes;

b)      dega e sigurimit të barrëlindjes;

c)      dega e sigurimit të pensionit;

ç) dega e sigurimit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale;

d)      dega e sigurimit të papunësisë.

  1. Transferimi i fondeve midis degëve të sigurimit shoqëror nuk është i lejueshëm, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë miratohet në buxhetin vjetor të sigurimeve shoqërore. Transferimi dhe përdorimi i fondeve bëhen vetëm sipas këtij Ligji dhe rregullave të caktuara në Statutin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
  2. Të ardhurat dhe shpenzimet e sigurimeve shoqërore pasqyrohen rregullisht dhe do të revizionohen çdo vit nga Komisioni i Revizionit, i ngritur në përputhje me Statutin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
  3. Të ardhurat, shpenzimet dhe gjendja financiare e fondit të sigurimeve shoqërore auditohen një herë në pesë vjet nga subjekte të specializuara në këtë fushë. Zgjedhja e subjekteve bëhet në përputhje me Ligjin nr. 7971, datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar).

 

Neni 69

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 25)

Shteti garanton fondin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme në rast falimentimi. Këshilli i Ministrave ka të drejtën e mbikqyrjes së financimit për sigurimet shoqërore, të revizionimit të llogarive vjetore dhe të miratimit të buxhetit.

 

Neni 70

Fondi rezervë

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 35)

  1. Instituti i Sigurimeve Shoqërore krijon një fond rezervë që të mbulojë të paktën 1 muaj shpenzimet për pensione.
  2. Rezerva të plotësohet gjatë 3 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në çdo rast, kur fondi rezervë është nën nivelin përcaktues, merren masat e nevojshme për ta vendosur në kuotën e caktuar. Procedurat e plotësimit përcaktohen në statutin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratuar nga Këshilli i Ministrave.

 

PJESA VI

DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI

Neni 71

(Ndryshuar pika 2, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 26)

  1. Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë do të drejtohen e administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH);
  2. Instituti i Sigurimeve Shoqërore është institucion publik i pavarur, organizimi dhe funksionimi i të cilit rregullohen me këtë Ligj;
  3. Instituti i Sigurimeve Shoqërore është person juridik shqiptar, me qendër në Tiranë. Ai mund të kooperojë dhe të përfundojë marrëveshje e të marrë kontakte me organizata joqeveritare ndërkombëtare, në fushën e sigurimeve shoqërore;
    1. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të drejtohet nga:

a)        Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe

b)       Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Neni 72

Përbërja dhe emërimi i Këshillit Administrativ

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 27;

ndryshuar nënndarjet “i” “ii” “iii” “iv” “v” të shkronjës a, të pikës 1, me ligjin nr. 13/2014, datë 13.02.2014, neni 1)

 

  1. Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore përbëhet nga 12 anëtarë, nga të cilët:

a)    6 anëtarë të ndarë si më poshtë:

i)      një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e financave;

ii)         një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e ekonomisë;

iii)           një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e sigurimeve shoqërore;

iv)         një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e shëndetësisë;

v)       një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e drejtësisë.

vi)            një përfaqësues nga Instituti i Statistikave.

Funksionet e këtyre përfaqësuesve caktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

b)    3 anëtarë caktohen nga organizatat më të përfaqësuara të punëdhënësve, të cilat përzgjidhen me Vendim të Këshillit të Ministrave;

c)     3 anëtarë caktohen nga sindikatat më të përfaqësuara, të cilat përzgjidhen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

  1. Emërimi i anëtarëve të përcaktuar në shkronjat “b” dhe “c” është i vlefshëm për një periudhë jo më shumë se 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë;
    1. Shkarkimi i anëtarëve mund të bëhet në çdo rast, nga autoriteti që i cakton.

 

Neni 73

Kryesia e Këshillit Administrativ

 

Këshilli Administrativ zgjedh me votim të fshehtë kryetarin dhe dy zëvendëskryetarët e tij. Kryetari zgjidhet nga 6 anëtarë, që janë përfaqësues të Këshillit të Ministrave dhe 2 zëvendëskryetarët zgjidhen: njëri nga përfaqësuesit e punëdhënësve dhe tjetri nga përfaqësuesit e punëtorëve.

 

Neni 74

Kompetencat e Këshillit Administrativ

(Shtuar shkronja “ë” me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 15;

shtuar shkronja “b/1”, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 28/a; ndryshuar shkronja “e”, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 28/b; ndryshuar shkronja “ç”, e pikës 1, me ligjin nr. 9498, datë 03.04.2006, neni1; ndryshuar shkronja “ç”, pika 1, me ligjin nr. 13/2014, datë 13.02.2014, neni 2)

  1. Këshilli Administrativ ka këto kompetenca:

a)    zgjedh Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore;

b)     Miraton çdo vit raportin vjetor, bilancin vjetor, buxhetin vjetor dhe perspektivat 3-vjeçare financiare të skemës së sigurimeve shoqërore;

b/1) Përcakton e miraton strukturën dhe numrin e punonjësve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore;

c)    Vendos për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me investimet e fondeve;

ç) propozon te ministri përgjegjës për çështjet e sigurimeve shoqërore ndryshimet në statusin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe ligjin e sigurimeve shoqërore;

d)    Vendos për lidhjen e marrëveshjeve dhe të kontratave të rëndësishme;

dh) Miraton Komisionin e kontrollit, për veprimtarinë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore;

e)       Miraton rregulloret e propozuara nga Drejtori i Përgjithshëm, sipas përgjegjësive që përcaktohen nga Ligji dhe statuti, dhe që kanë të bëjnë me çështje financiare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore;

ë) Me kërkesë të punëdhënësve vendos për ngrirjen e kamatëvonesave për një periudhë të caktuar kohe dhe për pagimin e tyre në një periudhe të mëvonshme, por jo më shumë se një vit financiar, pa të drejtë përsëritjeje, në ato raste kur pagesa e menjëhershme e kamatëvonesave do të bënte të pamundur vazhdimin e veprimtarisë ekonomike, që ndodhet në vështirësi financiare.

 

Neni 75

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm

(Ndryshuar neni me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 29)

 

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka këto detyra e përgjegjësi:

a)    Përfaqëson Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe drejton veprimtarinë e tij;

b)    Miraton rregulloret e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për organizimin, administrimin dhe procedurat administrative, sipas Ligjit;

c)        Mbledh bordin e  drejtuesve, si  një organ këshillues pranë tij, ku bëjnë pjesë zëvendësdrejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore;

ç) Përcakton rregullat e brendshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore;

d)      Emëron punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, drejtorët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, si dhe përcakton rregullat e rekrutimit të personelit për këto drejtori;

dh) Vendos për të gjitha çështjet e veprimtarisë së Institutit të Sigurimeve Shoqërore brenda kufijve të planit financiar dhe dispozitave ligjore në fuqi;

e)     Përgjigjet për të gjitha çështjet e administrimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe raporton para Këshillit Administrativ;

ë) Propozon në Këshillin Administrativ buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, planin financiar, paraqet raportin vjetor, parashikimin financiar 3-vjeçar. si dhe Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për kontributet dhe problemet financiare.

 

Neni 76

(Shfuqizuar me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 30)

Neni 77

Marrëdhëniet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore me ministrinë përgjegjëse për çështjet e sigurimeve shoqërore.

(Shfuqizuar pika 3, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 31/a;

shtuar pikat 3 e 4, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 31/b; ndryshuar titulli i nenit me ligjin nr. 9498, datë 03.04.2006, neni 2/a;

zëvendësuar fjalët në pikën 1, me ligjin nr. 9498, datë 03.04.2006, neni 2/b; zëvendësuar fjalët në pikën 2, me ligjin nr. 9498, datë 03.40.2006, neni 2/c; zëvendësuar emërtimi në pikën 3, me ligjin nr. 9498, datë 03.04.2006, neni 2/ç; zëvendësuar emërtimi në pikën 4, me ligjin nr. 9498, datë 03.04.2006, neni 2/d; ndryshuar titulli me ligjin nr. 13/2014, datë 13.02.2014, neni 3;

zëvendësuar fjalë në pikën 1, 2, 3 dhe 4, me ligjin nr. 13/2014, datë 13.02.2014, neni 3)

 

Raportimi:

1.Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore do t`i paraqesë çdo vit nëpërmjet ministrisë përgjegjëse për çështjet e sigurimeve shoqërore Këshillit të Ministrave:

a)    raportin vjetor dhe bilancin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore;

b)    buxhetin vjetor të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe planin financiar;

c)    zhvillimin financiar 3-vjeçar dhe perspektivën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

2.Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore një herë në 5 vjet do t’i paraqesë ministrit përgjegjës për çështjet e sigurimeve shoqërore dhe, nëpërmjet tij, Këshillit të Ministrave perspektivën për 5 vjet;

3. Instituti i Sigurimeve Shoqërore raporton te ministri përgjegjës për çështjet e sigurimeve shoqërore për realizimin e politikave të Qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore, për realizimin e programit vjetor të zhvillimit të skemës së sigurimeve shoqërore, si dhe probleme të tjera të ngarkuara nga Ministri;

  1. Ministria përgjegjëse për çështjet e sigurimeve shoqërore mbikëqyr zbatimin e politikave të Qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore.

Neni 78

Statuti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

(Ndryshuar me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 32; zëvendësuar fjalët me ligjin nr. 9498, datë 03.04.2006, neni 3; zëvendësuar fjalë me ligjin nr. 13/2014, datë 13.02.2014, neni 4)

 

Këshilli i Ministrave miraton Statutin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili rregullon veprimtarinë e këtij institucioni dhe marrëdhëniet ndërmjet ministrisë përgjegjëse për çështjet e sigurimeve shoqërore, Këshillit Administrativ dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 

PJESA VII PROCEDURAT

Neni 79

Detyrimet e punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit

(Ndryshuar me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001, neni 16;

shtuar paragraf në fund të pikës 1, me ligjin nr. 9114, datë 24.07.2003, neni 4; ndryshuar neni me ligjin nr. 10 070, datë 05.02.2009, neni 3)

 

Punëdhënësi dhe i vetëpunësuari janë të detyruar:

a)    të regjistrojnë në regjistrin vjetor të gjithë të punësuarit;

b)    të njoftojnë në organet tatimore për ndryshimet dhe lëvizjen e punonjësve, sipas procedurave të përcaktuara me Ligj;

c)    të bëjnë sigurimin nga dita e parë, kur i punësuari fillon punë;

ç) të dorëzojnë në organet tatimore dokumentacionin, ku evidentohen paga dhe kontributi për çdo të punësuar, sipas formatit dhe afateve të përcaktuara me Ligj.

Rregullat e lëvizjes së informacionit dhe të dokumentacionit ndërmjet punëdhënësit, strukturave tatimore dhe strukturave të sigurimeve shoqërore përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 80

 

Punëdhënësi përgjigjet për punësimin dhe riaftësimin profesional të invalidëve, që janë të aftë për punë në kushte të veçanta, sipas rekomandimit të organit kompetent (KMCAP), dhe që caktohen nga zyrat e punës. Rregullat përcaktohen me ligj të veçantë.

 

Neni 81

Regjistrimi

(Ndryshuar me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001,neni 17;

shtuar paragraf pas paragrafit të parë me ligjin nr. 9114, datë 24.07.2003, neni 5; ndryshuar neni me ligjin nr. 9600, datë 27.07.2006, neni 5;

ndryshuar neni me ligjin nr. 10 070, datë 05.02.2009, neni 4)

Personat juridikë, publikë, privatë dhe personat fizikë, që fillojnë veprimtari ekonomike për herë të parë, janë të detyruar të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në strukturat tatimore, sipas rregullave të përcaktuara me Ligj. Regjistrimi i subjekteve, në bazë të të dhënave të sigurimeve shoqërore dhe mbyllja e veprimtarisë bëhen sipas rregullave të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Regjistrimi është akt administrativ, që nuk tregon detyrim për mbulimin me sigurime shoqërore.

 

Neni 82

Procedura për transferimin dhe pagimin e kontributeve

(Ndryshuar pika 1, me ligjin nr. 9114, datë 24.07.2003,neni 6;

ndryshuar titulli me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 36)

 

  1. Të gjitha të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe nga kamatëvonesat e tyre, të mbledhura nga organet tatimore, transferohen në llogaritë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe organeve në vartësi të tij. Procedurat e transferimit përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave;
  2. Instituti i Sigurimeve Shoqërore i shpërndan kontributet e mbledhura në të 5 degët e sigurimit shoqëror dhe i përdor veçmas.

 

Neni 83

(Ndryshuar me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 33)

Personeli mjekësor dhe anëtarët e komisionit mjekësor ose të KMCAP-it, që gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre veprojnë në kundërshtim me normat e caktuara dhe cenojnë fondet e sigurimeve shoqërore dënohen me gjobë, në masën nga 3 deri në 5-fishin e pagës minimale në shkallë vendi. Gjoba vendoset nga personeli i ISSH-së, përgjegjës për paaftësinë e përkohshme, barrëlindjen dhe ekspertizën mjekësore

Kundër vendimit të gjobës bëhet ankim brenda 30 ditëve nga data e njoftimit, tek Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, i cili vendos lënien në fuqi, shfuqizimin ose ndryshimin e masës së gjobës.

 

Neni 84

Kërkesa

(ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 37, ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 111/2016, 3.11.2016)

  1. Personi i siguruar ka të drejtë të kërkojë përfitime sa herë që mendon se i plotëson kushtet për përfitimin e tyre;

2. Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore,  paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.

3. Kërkesat për përfitimin e papunësisë bëhen në zyrat e punës me procedurë, sipas qendrës së punës ose vendbanimit.

.

Neni 85

Përllogaritjet

(Zëvendësuar fjalë në pikën 3 me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001,neni 18;

shtuar fjalët në fund të pikës 3 me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 34; ndryshuar pika 2, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 38)

  1. Përfitimet afatshkurtra për degët e sëmundjes, barrëlindjes dhe aksidenteve në punë për personat e punësuar, do të llogariten nga qendrat e punës, kurse për personat e tjerë ekonomikisht aktivë, nga zyrat lokale të sigurimeve shoqërore;
  2. Përfitimet afatshkurtra për papunësinë caktohen nga zyrat e punësimit. Dokumentacioni, kriteret dhe procedurat e caktimit të tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;
  3. Pensionet do caktohen nga zyrat rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, brenda ditës së fundit të muajit të ardhshëm nga data e pranimit të kërkesës dhe dokumentave të plota e të sakta për pension.

 

Neni 86

Ankimimi

(Ndryshuar me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 35, shtuar një fjali pas fjalisë së parë të pikës 1)

 

  1. Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Ankimi, në këto raste, depozitohet pranë sporteleve të shërbimit, në përputhje me legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.
  2. Ankimi kundër vendimeve të Komisionit të Ankimit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
  3. Ankimet e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në Gjykatë, vendimi i të cilës është përfundimtar;
  4. Këshilli Administrativ përcakton përbërjen, numrin dhe procedurën e funksionimit të Komisionit të Ankimit pranë Drejtorive Rajonale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Instititut të Sigurimeve Shoqërore.

 

Neni 87

Pagesat

(Ndryshuar me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 39)

 

Pagesa  e  përfitimeve  nga  sigurimet  shoqërore  u  ngarkohet  institucioneve  financiare profesionale, që do të caktohen nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Pagesa për përfitimin e papunësisë bëhet nga institucione financiare profesionale ose nga zyrat e punës, sipas përcaktimit me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

 

PJESA VIII

DISPOZITA PËR PERIUDHËN TRANSITORE

Neni 88

Të drejtat e fituara

(Shtuar shprehje në pikën 7 me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 8;

ndryshuar fjalia e fundit e pikës 1 me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 36/a; ndryshuar fjalia e fundit e pikës 2 me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 36/b; shfuqizuar pika 5 me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005,neni 36/c;

shtuar fjalët në pikën 7 me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005,neni 36/ç;

shtuar fjalët në fund të fjalisë së parë të pikave 1 e 2 me ligjin nr. 9708, datë 05.04.2007, neni 2; ndryshuar neni me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 40)

  1. Sigurimi shoqëror është jofitimprurës. Me kontributet e derdhura garantohet pagesa në para për të kompensuar pakësimin e të ardhurave në një shumë që mbulon të paktën një standard minimal jetese, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Kur standardi minimal i jetesës nuk arrihet nga pensioni, për pensionistët me datë fillimi deri më 31.12.2014, Këshilli i Ministrave ka të drejtë të vendosë një shtesë të ardhurash në formë kompensimi të plotë;
  2. Pensionet e caktuara në bazë të ligjit nr. 4171, datë 13.4.1966, “Për sigurimet shoqërore të Republikës Popullore të Shqipërisë”, quhen të mirëqena dhe nuk do të jenë objekt i ndonjë ndryshimi, me përjashtim të indeksimit dhe kompensimit, sipas pikës 1, të këtij neni.
  3. Pensionet e caktuara në bazë të ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore të Republikës Popullore të Shqipërisë”, me të gjitha ndryshimet e tij të mëvonshme, quhen të mirëqena dhe nuk janë objekt i ndonjë ndryshimi, me përjashtim të indeksimit dhe kompensimit, sipas pikës 1, të këtij neni.
  4. Pensionet për personat që u lind e drejta deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, caktohen sipas dispozitave ligjore që kanë qenë në fuqi deri në atë datë dhe nuk janë objekt ndryshimi apo rillogaritjeje përveç indeksimit dhe kompensimit, sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave;
  5. Pensionet dhe përfitimet e tjera nga sigurimi shoqëror suplementar, të caktuara sipas dispozitave ligjore që kanë qenë në fuqi deri më 31.12.2014, për kategoritë e përfshira në pikën 1, të nenit 4, të këtij ligji, nuk janë objekt i ndonjë ndryshimi, me përjashtim të indeksimit dhe kompensimit sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave;
  6. Personat, që marrin përfitime afatshkurtra për paaftësi, barrëlindje, sigurim papunësie etj., me datë fillimi përpara datës 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, do ta përfitojnë atë në masën dhe kriteret e përcaktuara në dispozitat që kanë qenë në fuqi deri në atë datë;
  7. Personat, të cilët deri në datën 31.12.2014, merrnin pension pleqërie, pension të parakohshëm, pension familjar, pension për vjetërsi shërbimi, pension për vjetërsi shërbimi në raste të veçanta, do të vazhdojnë të tërheqin pensionin e tyre. E njëjta gjë do të zbatohet edhe për shtesat e dhëna për pjesëmarrjen në luftën kundër pushtuesve nazifashistë;
  8. Personat që deri në datën 31.12.2014 përfitojnë pension invaliditeti, do të vazhdojnë ta marrin atë me përjashtim të rastit kur, pas një rivlerësimi të gjendjes shëndetësore, ligji i ri rezulton me kushte më të favorshme.

 

Neni 89

Zbatimi i dispozitave të reja

 

  1. Dispozitat e këtij ligji do të zbatohen vetëm në raste kur e drejta lind mbas datës së hyrjes në fuqi të tij.

 

Neni 90

Pagesat e kontributeve

(Ndryshuar paragrafi i fundit i pikës 1 me ligjin nr. 8889, datë 25.04.2002, neni 7;

ndryshuar pika 2, me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 41)

1. Kontributi prej 10 për qind që i takon të derdhin të punësuarit, sipas nenit 9 të këtij ligji, do të derdhet në ketë mënyrë:

-   Për vitin 1993, të punësuarit nuk do të derdhin,kurse buxheti i shtetit do të derdhë 10 për qind;

-   Për vitin 1994, të punësuarit 3 për qind, kurse buxheti i shtetit 7 për qind;

-   Për vitin 1995, të punësuarit 6 për qind, kurse buxheti i shtetit 4 për qind;

-   Për vitin 1996 deri më 01.07.2002 të punësuarit 10 për qind e në vazhdim 9.5 për qind.

  1. Kontributi i të vetëpunësuarve në bujqësi do të rritet gradualisht deri në barazimin me kontributet e personave të vetëpunësuar në aktivitete jobujqësore në vitin 2018.
  2. Rritja vjetore e masës së kontributit caktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

 

 

                                                    Neni 91

Periudhat e quajtura si periudha sigurimi

(Shtuar fjalët në pikën 4, me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 11;

shtuar paragraf në fund të pikës 4, me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 11; ndryshuar pika 4, me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 37;

ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 42)

 

1. Të gjitha periudhat e punësimit para hyrjes në fuqi të këtij ligji, të njohura si vjetërsi pune, të vlefshme për sistemin e sigurimit shoqëror të kaluar, do të quhen si periudha sigurimi edhe për këtë ligj.

2. Periudhat, në të cilat nuk është punuar, por të njohura si vjetërsi pune për sigurimet shoqërore përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të njihen si periudha të sigurimit edhe për këtë ligj;

3. Koha pas hyrjes në fuqi të këtij ligji njihet si periudhë e sigurimit shoqëror vetëm kur është derdhur kontribut, sipas këtij ligji.

4. Periudha e kryerjes së studimeve në shkollën e lartë, me shkëputje nga puna për gruan, duke filluar nga data 01.09.2000 dhe deri më 31.12.2032, pavarësisht nga vendi se ku janë kryer studimet dhe për jo më shumë se 6 vjet, njihet periudhë sigurimi vetëm për efekt pensioni pleqërie. Në kuptim të këtij neni, viti shkollor është me 12 muaj.

Në këtë rast, kontributet përballohen nga Buxheti i Shtetit, në kohën kur merret vendim për caktimin e pensionit.

 

Neni 92

Zgjatja graduale e moshës dhe periudhës së sigurimit për pension

(Ndryshuar me ligjin nr. 8889, datë 25.04.2002,neni 8;

ndryshuar me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 43)

 

  1. Mosha dhe periudha e sigurimit për pension pleqërie, deri në arritjen e moshës dhe plotësimin e periudhës së sigurimit, që përcaktohet në pikën 1, të nenit 31, të këtij Ligji, do të rriten sipas tabelave që vijojnë:

 

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QË KËRKOHET NË VITE PËR SECILËN KATEGORI

 

BURRI

Kategoria I Kategoria

II

Kategoria

III

Vitet Mosha Vjetërsia e

punës

Mosha Vjetërsia e

punës

Mosha Vjetërsia e

punës

1993 50 20 55 25 60 25
1994 50 20 55 25 60 25
1995 51 21 56 26 60 26
1996 51 21 56 27 60 27
1997 52 22 57 28 60 28
1998 52 22 57 29 60 29
1999 53 23 58 30 60 30
2000 53 23 58 31 60 31
2001 54 24 59 32 60 32
01.07.2002 – 30.06.2003 54 24 59 33 60v 6m 33
01.07.2003 – 30.06.2004 55 25 60 34 61v 34
01.07.2004 – 30.06.2005 55 25 60v 6m 35 61v 6m 35
01.07.2005 – 30.06.2006 56 26 61v 35 62v 35

 

01.07.2006 – 30.06.2007 56 27 61v 6m 35 62v 6m 35
01.07.2007 – 30.06.2008 57 28 62v 35 63v 35
01.07.2008 – 30.06.2009 57 29 62v 6m 35 63v 6m 35
01.07.2009 – 30.06.2010 58 30 63v 35 64v 35
01.07.2010 – 30.06.2011 58 31 63v 6m 35 64v 6m 35
01.07.2011 – 30.06.2012 59 32 64v 35 65v 35
01.07.2012 – 30.06.2013 59 33 64v 6m 35 65v 35
01.07.2013 – 30.06.2014 60 34 65v 35 65v 35
01.07.2014 – 31.12.2014 60v 6m 35 65v 35v 65v 35
01.01.2015 – 31.12.2015 61v 35v 4m 65v 35v 4m 65v 35v 4m
01.01.2016 – 31.12.2016 61v 6m 35v 8m 65v 35v 8m 65v 35v 8m
01.01.2017 – 31.12.2017 62v 36v 65v 36v 65v 36v
01.01.2018 – 31.12.2018 62v 6m 36v 4m 65v 36v 4m 65v 36v 4m
01.01.2019 – 31.12.2019 63v 36v 8m 65v 36v 8m 65v 36v 8m
01.01.2020 – 31.12.2020 63v 6m 37v 65v 37v 65v 37v
01.01.2021 – 31.12.2021 64v 37v 4m 65v 37v 4m 65v 37v 4m
01.01.2022 – 31.12.2022 64v 6m 37v 8m 65v 37v 8m 65v 37v 8m
01.01.2023 – 31.12.2023 65v 38v 65v 38v 65v 38v
01.01.2024 – 31.12.2024 65v 38v 4m 65v 38v 4m 65v 38v 4m
01.01.2025 – 31.12.2025 65v 38v 8m 65v 38v 8m 65v 38v 8m
01.01.2026 – 31.12.2026 65v 39v 65v 39v 65v 39v
01.01.2027 – 31.12.2027 65v 39v 4m 65v 39v 4m 65v 39v 4m
01.01.2028 – 31.12.2028 65v 39v 8m 65v 39v 8m 65v 39v 8m
01.01.2029 – 31.12.2029 65v 40v 65v 40v 65v 40v
01.01.2030 – 31.12.2030 65v 40v 65v 40v 65v 40v
01.01.2031 – 31.12.2031 65v 40v 65v 40v 65v 40v
01.01.2032 – 31.12.2032 65v 40v 65v 40v 65v 40v
01.01.2033- 31.12.2033 65v 1m 40v 65v 1m 40v 65v 1m 40v
01.01.2034- 31.12.2034 65v 2m 40v 65v 2m 40v 65v 2m 40v
01.01.2035- 31.12.2035 65v 3m 40v 65v 3m 40v 65v 3m 40v
01.01.2036- 31.12.2036 65v 4m 40v 65v 4m 40v 65v 4m 40v
01.01.2037- 31.12.2037 65v 5m 40v 65v 5m 40v 65v 5m 40v
01.01.2038- 31.12.2038 65v 6m 40v 65v 6m 40v 65v 6m 40v
01.01.2039- 31.12.2039 65v 7m 40v 65v 7m 40v 65v 7m 40v
01.01.2040- 31.12.2040 65v 8m 40v 65v 8m 40v 65v 8m 40v
01.01.2041- 31.12.2041 65v 9m 40v 65v 9m 40v 65v 9m 40v
01.01.2042- 31.12.2042 65v10m 40v 65v10m 40v 65v10m 40v
01.01.2043- 31.12.2043 65v11m 40v 65v11m 40v 65v11m 40v
01.01.2044- 31.12.2044 66v 40v 66v 40v 66v 40v
01.01.2045- 31.12.2045 66v1m 40v 66v1m 40v 66v1m 40v
01.01.2046- 31.12.2046 66v 2m 40v 66v 2m 40v 66v 2m 40v
01.01.2047- 31.12.2047 66v 3m 40v 66v 3m 40v 66v 3m 40v
01.01.2048- 31.12.2048 66v 4m 40v 66v 4m 40v 66v 4m 40v
01.01.2049- 31.12.2049 66v 5m 40v 66v 5m 40v 66v 5m 40v
01.01.2050- 31.12.2050 66v 6m 40v 66v 6m 40v 66v 6m 40v
01.01.2051- 31.12.2051 66v 7m 40v 66v 7m 40v 66v 7m 40v

 

 

01.01.2052- 31.12.2052 66v 8m 40v 66v 8m 40v 66v 8m 40v
01.01.2053- 31.12.2053 66v 9m 40v 66v 9m 40v 66v 9m 40v
01.01.2054- 31.12.2054 66v10m 40v 66v10m 40v 66v10m 40v
01.01.2055- 31.12.2055 66v11m 40v 66v11m 40v 66v11m 40v
01.01.2056- 31.12.2056 67v 40v 67v 40v 67v 40v

 

 

 

 

 

GRUAJA


MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QË KËRKOHET NË VITE PËR SECILËN KATEGORI

 

Kategoria I Kategoria II Kategoria III
Vitet Mosha Vjetërsia e

punës

Mosha Vjetërsia e

punës

Mosha Vjetërsia e

punës

1993 45 15 50 20 55 20
1994 45 15 50 21 55 21
1995 46 16 51 22 55 22
1996 46 17 51 23 55 23
1997 47 18 52 24 55 24
1998 47 19 52 25 55 25
1999 48 20 53 26 55 26
2000 48 21 53 28 55 28
2001 49 22 54 30 55 30
01.07.2002 30.06.2003 49 23 54 32 55v 6m 32
01.07.2003 – 30.06.2004 50 24 55 34 56v 34
01.07.2004 – 30.06.2005 50 25 55v 6m 35 56v 6m 35
01.07.2005 – 30.06.2006 51 26 56v 35 57v 35
01.07.2006 – 30.06.2007 51 27 56v 6m 35 57v 6m 35
01.07.2007 – 30.06.2008 52 28 57v 35 58v 35
01.07.2008 – 30.06.2009 52 29 57v 6m 35 58v 6m 35
01.07.2009 – 30.06.2010 53 30 58v 35 59v 35
01.07.2010 – 30.06.2011 53 31 58v 6m 35 59v 6m 35
01.07.2011 – 30.06.2012 54 32 59v 35 60v 35
01.07.2012 – 30.06.2013 54 33 59v 6m 35 60v 35
01.07.2013 – 30.06.2014 55 34 60v 35 60v 35
01.07.2014 – 31.12.2014 55v 6m 35 60v 35 60v 35
01.01.2015 – 31.12.2015 56v 35 60v 2m 35v4m 60v2m 35v4m
01.01.2016 – 31.12.2016 56v 6m 35 60v4m 35v8m 60v4m 35v8m
01.01.2017 – 30.12.2017 57v 35 60v6m 36v 60v6m 36v
01.07.2018 – 30.06.2018 57v 6m 35 60v8m 36v4m 60v8m 36v4m
01.01.2019 – 31.12.2019 58v 35 60v10m 36v8m 60v10m 36v8m
01.01.2020 – 31.12.2020 58v 6m 35 61v 37v 61v 37v
01.01.2021 – 31.12.2021 59v 35 61v2m 37v4m 61v2m 37v4m
01.01.2022 – 31.12.2022 59v 6m 35 61v4m 37v8m 61v4m 37v8m
01.01.2023 – 31.12.2023 60v 35 61v6m 38v 61v6m 38v
01.01.2024 – 31.12.2024 60v4m 35v6m 61v8m 38v4m 61v8m 38v4m
01.01.2025 – 31.12.2025 60v8m 36v 61v10m 38v8m 61v10m 38v8m
01.01.2026 – 31.12.2026 61v 36v6m 62v 39v 62v 39v
01.01.2027 – 31.12.2027 61v4m 37v 62v2m 39v4m 62v2m 39v4m

 

 

01.01.2028 – 31.12.2028 61v8m 37v6m 62v4m 39v8m 62v4m 39v8m
01.01.2029 – 31.12.2029 62v 38v 62v6m 40v 62v6m 40v
01.01.2030 – 31.12.2030 62v4m 38v6m 62v8m 40 v 62v8m 40v
01.01.2031 – 31.12.2031 62v8m 39v 62v10m 40v 62v10m 40v
01.01.2032 – 31.12.2032 63v 40v 63v 40v 63v 40v
01.01.2033- 31.12.2033 63v 2m 40v 63v 2m 40v 63v 2m 40v
01.01.2034- 31.12.2034 63v 4m 40v 63v 4m 40v 63v 4m 40v
01.01.2035- 31.12.2035 63v 6m 40v 63v 6m 40v 63v 6m 40v
01.01.2036- 31.12.2036 63v 8m 40v 63v 8m 40v 63v 8m 40v
01.01.2037- 31.12.2037 63v10m 40v 63v10m 40v 63v10m 40v
01.01.2038- 31.12.2038 64v 40v 64v 40v 64v 40v
01.01.2039- 31.12.2039 64v2m 40v 64v2m 40v 64v2m 40v
01.01.2040- 31.12.2040 64v4m 40v 64v4m 40v 64v4m 40v
01.01.2041- 31.12.2041 64v6m 40v 64v6m 40v 64v6m 40v
01.01.2042- 31.12.2042 64v8m 40v 64v8m 40v 64v8m 40v
01.01.2043- 31.12.2043 64v10m 40v 64v10m 40v 64v10m 40v
01.01.2044- 31.12.2044 65v 40v 65v 40v 65v 40v
01.01.2045- 31.12.2045 65v2m 40v 65v2m 40v 65v2m 40v
01.01.2046- 31.12.2046 65v4m 40v 65v4m 40v 65v4m 40v
01.01.2047- 31.12.2047 65v6m 40v 65v6m 40v 65v6m 40v
01.01.2048- 31.12.2048 65v8m 40v 65v8m 40v 65v8m 40v
01.01.2049- 31.12.2049 65v10m 40v 65v10m 40v 65v10m 40v
01.01.2050- 31.12.2050 66v 40v 66v 40v 66v 40v
01.01.2051- 31.12.2051 66v2m 40v 66v2m 40v 66v2m 40v
01.01.2052- 31.12.2052 66v4m 40v 66v4m 40v 66v4m 40v
01.01.2053- 31.12.2053 66v6m 40v 66v6m 40v 66v6m 40v
01.01.2054- 31.12.2054 66v8m 40v 66v8m 40v 66v8m 40v
01.01.2055- 31.12.2055 66v10m 40v 66v10m 40v 66v10m 40v
01.01.2056- 31.12.2056 67v 40v 67v 40v 67v 40v

 

  1. I siguruari ka të drejtë të marrë pension pleqërie në kushtet e kategorisë së parë ose të dytë, pasi ka plotësuar në këtë kategori jo më pak se 3/4 e viteve të sigurimit. I siguruari që ka plotësuar vitet e sigurimit, sipas tabelës së mësipërme, nga të cilat jo më pak se 1/2 ka punuar në nëntokë, ka të drejtë të marrë pension në kushtet e kategorisë së parë.

 

Neni 93

Për nënat me shumë fëmijë

(Zëvendësuar fjalë dhe ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni

44)

 

Nënat që kanë lindur 6 ose më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, marrin pensionin e pleqërisë, kur kanë plotësuar moshën 55 vjeç dhe kanë vjetërsi në punë si vijon:

 

 

Vitet Vitet e sigurimit
1993 15
1994 16
1995 17
1996 18
1997 19
1998 20
1999 21
2000 22
2001 24
2002 26
2003 28
2004 30

 

 

Në rastet kur si vjetërsi pune, sipas kësaj tabele, kërkohet të njihet edhe vjetërsia si ish-anëtar i kooperativës bujqësore, dhe data e fillimit të pensionit është nga data 01.01.2015 e në vazhdim, masa e pensionit llogaritet sipas neneve 32 dhe 96, të këtij Ligji.

Neni 94

Për kategoritë e punës

 

Dalja më parë në pension nga koha e caktuar në këtë Ligj për grupe të veçanta punonjësish (si minatorë etj) mund të kontraktohet nëpërmjet sigurimit suplementar të pensioneve, sipas një skeme të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Neni 95

Pensioni i pjesshëm

(Shtuar një paragraf pas paragrafit të dytë me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 9;

ndryshuar neni me ligjin nr. 8889, datë 25.04.2002,neni 9; ndryshuar tabela me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 38;

shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 45)

Mosha dhe periudha e sigurimit për pension të pjesshëm pleqërie, deri në arritjen e moshës dhe plotësimin e periudhës së sigurimit, që përcaktohet në nenin 34 të këtij Ligji, rriten sipas tabelës që vijon:

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QË KËRKOHEN

NË VITE PËR PËRFITIMIN E PENSIONIT TË PJESSHËM TË PLEQËRISË

 

Vitet Mosha për burrat Vitet e sigurimit për burrat

12v 6m

Mosha për gratë Vitet e sigurimit për gratë
1993 60 55 10v
1994 60 12v 6m 55 10v 6m
1995 60 13v 55 11v
1996 60 13v 6m 55 11v 6m
1997 60 14v 55 12v
1998 60 14v 6m 55 12v 6m
1999 60 15v 55 14v
2000 60 15v 6m 55 15v
2001 60 16v 55 16v
01.07.2002 – 30.06.2003 60v 6m 17v 55v 6m 17v
01.07.2003 – 30.06.2004 61v 18v 6m 56v 18v 6m
01.07.2004 – 30.06.2005 61v  6m 15 v 56v 6m 15 v
01.07.2005 – 30.06.2006 62v 15 v 57v 15 v
01.07.2006 – 30.06.2007 62v  6m 15 v 57v 6m 15 v
01.07.2007 – 30.06.2008 63v 15 v 58v 15 v
01.07.2008 – 30.06.2009 63v 6m 15 v 58v 6m 15 v
01.07.2009 – 30.06.2010 64v 15 v 59v 15 v
01.07.2010 – 30.06.2011 64v 6m 15 v 59v 6m 15 v
2011 e në vazhdim 65v 15 v 60v 15 v

 

Pensioni i pjesshëm jepet në raport me vjetërsinë në punë, që kërkohet në vitin përkatës. Për pensionet me datë fillimi nga 01.01.2015 e në vazhdim ky nen nuk zbatohet.

Neni 96

(Hequr dhe zëvendësuar fjalët në paragrafin e parë me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 10/1; ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 10/2;

ndryshuar neni me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, neni 12; zëvendësuar fjalia në paragrafin 3 me ligjin nr. 8575, datë 03.02.2000, neni 1;

ndryshuar neni me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005, neni 39; ndryshuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 46; shtuar paragraf i gjashtë me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 46)

Personat, që krahas periudhës së sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, kanë dhe jo më pak se gjysmën e periudhës së sigurimit, që kërkohet në vitin përkatës, sipas nenit 92 të këtij Ligji, në marrëdhënie pune me shtetin, përfitojnë pension pleqërie, sipas dispozitave të këtij ligji, ndërsa pension invaliditeti e pension familjar, përfitojnë kur kanë jo më pak se gjysmën e periudhës së sigurimit, që parashikojnë, respektivisht nenet 35 e 40 të këtij ligji.

Në rastet e tjera, pensioni mujor i pleqërisë do të përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë caktohet nga Këshilli i Ministrave, ndërsa shtesa që iu jepet këtyre personave do të jetë 1përqind për çdo vit sigurimi, nga data 01.10.1993 e në vazhdim, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve.

Të vetëpunësuarve në bujqësi, që plotësojnë kushtet për pension, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, mund t’u njihen periudhat e së kaluarës, si periudha sigurimi kundrejt pagesës së kontributeve, sipas masës së kontributeve të përcaktuara për vitin kur kryhet pagesa, por jo për periudhat para datës 1.10.1993.

Kushtet për pension janë ato të përcaktuara në Ligjin nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.

Periudha e sigurimit, për të cilën është derdhur kontribut, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, njihet vjetërsi pune në marrëdhënie me shtetin, për efekt të zbatimit të këtij neni.

Për personat, të cilëve e drejta për përfitim u lind në datën 01.01.2015 e në vijim dhe kanë periudha sigurimi në ish-kooperativat bujqësore, si dhe periudha të tjera në marrëdhënie pune me shtetin, apo periudha sigurimi pas vitit 1994, për llogaritjen e pensioneve të pleqërisë do të zbatohen nenet 31, 32, 92 dhe 93, të këtij ligji, ndërsa për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare do të zbatohen nenet 35, 36, 40 dhe 41, të këtij ligji.

 

Neni 97

(Shtuar paragraf pas paragrafit të parë me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 11; shtuar fjalët në paragrafin e tretë me ligjin nr. 8889, datë 25.04.2002, neni 10)

 

Gratë që deri me 31 dhjetor 1994 kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë dhe që kanë plotësuar jo më pak se 23 vjet në këto profesione, me kërkesën e tyre marrin pension të parakohshëm në masën 60 për qind të pagës mesatare mujore që nxirret nga shuma e përgjithshme e pagave të marra gjatë 3 vjetëve rresht brenda 10 vjetëve të fundit të punës.

Punonjësit e nëntokës që janë në marrëdhënie pune në nëntokë me 01.01.1995, dhe kanë plotësuar periudhën e sigurimit sipas nenit 92 të këtij ligji, pavarësisht nga mosha, me kërkesë të tyre marrin pension të parakohshëm në masën 60 për qind të pagës mesatare mujore që nxirret nga shuma e përgjithshme e pagave të marra gjatë 3 vjetëve rresht, brenda 10 vjetëve të fundit të punës. Afati i paraqitjes së kërkesës për ketë pension është deri në datën 31.12.1995. Pensioni nuk mund të jetë më i lartë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë.

Me arritjen e moshës së pensionit sipas nenit 92, marrin pensionin e plotë.

Pensioni i parakohshëm nuk mund të jetë më i lartë se pensioni maksimal i pleqërisë.

 

Neni 98

(Shtuar paragraf me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, neni 12) shfuqizuar paragrafi i parë me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 47)

 

Këshilli i Ministrave mund të vendosë që pensionistët e punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat gjatë periudhës së tranzicionit të tërheqin pensionin mujor të pleqërisë dhe të derdhin kontribut për kohën që kryejnë veprimtari ekonomike.

 

PJESA IX DISPOZITAT E FUNDIT

Neni 99

(Shtuar me ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, neni 48 )

 

Ligjet, dekretet, vendimet, udhëzimet dhe çdo dispozitë tjetër që bie ndesh me këtë ligj shfuqizohen.

Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda vitit 2014, të nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji.

 

 

 

 

Ky ligj hyn në fuqi me 1 tetor 1993.


Neni 100

 

 

Në ato nene të ligjit:

-    ku është përdorur termi “të ardhura” për të shprehur fjalën përfitime ose pensione, ky term zëvendësohet me termin “përfitime”;

-   ku është përdorur termi “kontribucione”, zëvendësohet me termin “kontribute”;

-      ku  është  përdorur  termi  ”Ministria  e  Punës,        Emigracionit,      Përkrahjes  Sociale  dhe  të Përndjekurve Politike”, zëvendësohet me emërtimin “Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale”.

-    Kudo në Ligj fjalët “Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale” zëvendësohen me fjalët “Ministria përgjegjëse për çështjet e sigurimeve shoqërore”.

Shpallur më dekretin nr. 542, datë 03.06.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

 

FacebookTwitterGoogle+Share

Comments

comments

Share →