Këtu janë publikuar vendimet e Këshillit Bashkiak Korçë nga viti 2007 e deri më sot.  Bashkia Korçë ishte e para që iu bashkua programit ambicioz për publikimin e vendimarrjes bashkiake online. Platforma është tashme e perditesuar dhe i vjen në ndihmë bashkisë së re Korçë, qytetarëve të saj por dhe banorëve të zonave rurale dhe Njësive Administrative tashme nen juridiksionin e bashkise së madhe që pas 21 Qershorit 2015. Përmes VENDIME.AL  gjithkush ka mundësi të njihet shpejt, efektivisht, në çdo kohë dhe pa pagesë me vendimet e Këshillit Bashkiak. VENDIME.AL merr akoma më shumë vlerë në kontekstin e ri të krijuar nga Reforma Administrativo – Territoriale. Publikimi i vendimeve të KB dhe shpallja/njoftimi i tyre ne qytet dhe në fshat është një detyrim ligjor që buron tashmë edhe nga ligji i ri 139/2015 “Për vetë-qeverisjen vendore”. VENDIME.AL ndihmon në ruajtjen e memorjes vendimarrëse dhe promovon vlerat e vijueshmërisë institucionale të bashkive pavarësish rotacionit të pushtetit.

Klikimi mbi secilin prej butonave të mëposhtëm hap të gjitha vendimet e vitit përkatës.  Më pas, klikimi mbi çdo titull hap vendimin; origjinali mund të shkarkohet në PDF, pa pagesë e në çdo kohë nga kushdo. Tashmë vendimet e bashkisë janë tuajat vetëm me një click..

***

Dixhitalizimi dhe më pas publikimi online i vendimeve të Këshillit Bashkiak Korçë 
u realizuar nga Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP që në vitin 2011. 
Kjo ka qenë faza e parë e procesit te dixhitalizimimit te vendimeve te këshillave
bashkiakë, ku për Korçën mbështetja u dha nga Fondacionit për Shoqërinë e Hapur. 
Të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak Korçë janë ripunuar për t'u përshtatur me 
sistemin e ri të arkivimit në www.vendime.al dhe janë rihedhur nga e para online.logo infocip me soros