Në këtë faqe jane publikuar vendimet e Këshillit Bashkiak Gjirokaster, që nga momenti i konstituimit të tij pas zgjedhjeve të 21 Qershorit 2015 e në vijim. Kjo platforme synon t’i vijë në ndihmë qytetarëve, banorëve të zonave rurale, subjekteve nën juridiksion dhe sidomos Njësive Administrative të zonave të thella, për t’u njohur shpejt, në çdo kohë dhe pa pagesë me vendimet që nxjerr Këshilli Bashkiak, në kontekstin e ri të krijuar nga Reforma Administrativo – Territoriale.

Klikimi mbi secilin prej butonave të më poshtëm hap të listuara të gjitha vendimet e vitit që është  i shënuar në butonin përkatës. Bashkalidhur çdo titulli gjendet edhe kopja origjinale e vendimit, në format PDF e cila mund të shkarkohet pa pagesë dhe në çdo kohë nga gjithë të interesuarit.
 

***

Dixhitalizimi & publikimi online i vendimeve të Këshillit Bashkiak Gjirokastër u realizua nga Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër, në kujdesin e posaçëm të kryetares së Bashkisë, Znj, Zamira Rami.

logo Bashkia Gjirokastërlogot-3